Eliminohet Atletico!

Chelsea i Antonio Conte-s, që ka barazuar 1-1 në shtëpi me Atletico Madrid. Spanjollët kanë kaluar në avantazh falë një goli të Niguez në minutën e 56-të. Mesfushori i bardhekuqve është lojtari spanjoll që ka shënuar më shumë gola në Champions League, që nga fillimi i sezonit 2015/16. Në minutën e 75-të, Atletico ka shënuar përsëri me Savic, por në portën e gabuar. Falë këtij autogoli londinezët kanë shmangur humbjen dhe mbeten të pamposhtur në shtatë ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticonet, me 5 fitore dhe dy barazime.
Atletico është eliminuar nga Champions League, por do të vazhdojë të jetë pjesë e kompeticioneve europiane, sepse do të luajë në Europa League.
Roma e ka mbyllur fazën me grupe të Champions League me një fitore 1-0 të marrë në shtëpi kundër Qarabag. Një sukses ky që i ka dhuruar verdhekuqve kualifikimin në 1/16-at e kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube dhe vendin e parë në Grupin C. Goli që i ka dhuruar fitoren italianëve ka ardhur në minutën e 53-të dhe është realizuar nga Diego Perotti. Rastet për vendasit kanë qenë të shumta, por lojtarët e Di Francesco-s nuk janë treguar të saktë para portës.
Manchester United ka nervozuar tifozët në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve teksa priste CSKA Moskoë në “Old Trafford”. Skuadra e Mourinho-s megjithëse kishte një avantazh të mirë ndaj rusëve dhe Basel, kaloi në disavantazh në minutën e 45’, pasi Dzagoev gjeti rrjetën pas një aksioni të bukur të vizitorëve nga e djathta.
Ishte një situatë kaotike në Grupin A, pasi pas pushimit teksa të tre skuadrat e para ishin me pikë të barabarta, 12 pikë. Rrallëherë ishte parë një renditje e tillë në Champions League, dhe kjo tregon rritjen e nivelit të skuadrave që marrin pjesë në kompeticionin më prestigjioz evropian. Por pas pushimit United tregoi fytyrën e vërtetë dhe brenda 66 sekondave arrin të përmbysë gjithçka me Lukaku dhe Rashford.
Të dy golat ishin shumë të bukur, sidomos ai i Rashford. United e mbyll fazën e grupeve në krye me 15 pikë, ndërsa ekipi i dytë që kualifikohet në fazën e nokautit është Basel, që ka treguar një formë fantastike dhe meriton plotësisht kalimin në fazën tjetër. Zhgënjimi i vetëm i këtij grupi ishte Benfica, ekipi i parë portugez që nuk arrin të marrë qoftë edhe një pikë të vetme në fazën e grupeve.

Exit mobile version