Eljan Kasa: Jemi ndryshe – dhe kjo i shqetëson ata

Në një mesazh ne facebook, kandidati i Koalicionit Euroatlantik, Eljan Kasa, u drejtohet mbështetësve me një thirrje për qëndrueshmëri dhe qetësi përballë sulmeve politike. “Mos u shqetësoni për nepërkat… qëndroni të palëkundur në besimet dhe qëllimet tuaja”, shprehet ai, ndërsa i përgjigjet nervozizmit që rritja e kësaj lëvizjeje po shkakton tek politika e vjetër.
“Ju po tregoni që nuk jeni pjesë e pazareve të pista politike,” thekson Kasa, duke e bërë të qartë se euroatlantikët janë alternativa që nuk bartin mëkatet e së shkuarës. Mesazhi është politik dhe i drejtpërdrejtë: sulmet vijnë sepse po sjellim një ndryshim real. “Kthehuni të ecni me kokën lart – ju e dini pse jeni këtu.”

Postimi i plote:

Në këtë periudhë fushate, rritja jonë eksponenciale gjatë gjithë këtyre ditëve ka tërhequr vëmendjen e partive të tjera, të cilat, ndoshta, ndihen të shqetësuara nga rezultatet pozitive tonat që po ju shfaqen në sondazhet që bëjnë.
Megjithatë, është e rëndësishme të kujtojmë se ne jemi forca më e pastër dhe më me vizion zhvillimi në këto zgjedhje.
Andaj, dua sot t’u drejtohem të gjithë Euroatlantikëve;
– Mos u shqetësoni për nepërkat. Kritikat dhe përpjekjet për t’ju minuar janë pjesë e procesit politik.
– Mos jetoni me frikën e kafshimeve të tyre. Qëndroni të palëkundur në besimet dhe qëllimet tuaja.
– Sigurohuni që fuqia e së mirës të rrjedhë nëpër venat tuaja. Lejoni që vlerat pozitive dhe energjia juaj të udhëheqin veprimet.
Ashtu siç ka gjarpërinj, ka edhe njerëz që nuk e durojnë dot dritën tuaj, buzëqeshjen tuaj, paqen tuaj, mirësinë që përcillni. Ata mërziten vetëm duke ju parë të qetë. Dhe ndonjëherë, ata mund të reagojnë negativisht, duke përdorur fjalë të ashpra, gjeste fyese ose duke ju injoruar. Kjo mund t’ju dhembë, por është e rëndësishme është, të mos lejoni që helmi i tyre t’ju ndryshojë.
Ju po tregoni në këto ditë ndryshe nga të tjerët që nuk jeni pjesë e pazareve të pista politike, jeni në këtë garë me të vetmin qëllim që ti ofroni shqiptarëve një alternativë që ata kanë më shumë se tre dekada e gjysëm që e presin.
Të nderuar bashkëudhëtarë të kësaj rruge merrni kohë për t’u shëruar kur të lëndoheni. Qani përbrenda nëse është e nevojshme. Përjetoni emocionet tuaja, por pastaj… kthehuni të ecni me kokën lart sepse ju e dini që ndryshe nga të tjerët nuk mbartni me vete asnjë mëkat së të shkuarës, Qëndroni të fortë dhe të përkushtuar ndaj qëllimeve tuaja, sepse vetëm kështu mund të arrijmë ndryshimin që dëshirojmë për Shqipërinë tonë.

#voto4
#zgjedhjemezgjidhje2025
#KoalicioniEuroatlantik

Exit mobile version