Eljan Kasa: Më 11 maj voto për reformën që i jep qytetarëve më shumë fuqi

Në një thirrje publike në rrjetet sociale, kandidati për deputet në Qarkun Durrës, Dr. Eljan Kasa, ka theksuar rëndësinë e një prej reformave kyçe të programit të Koalicionit Euroatlantik: zgjedhjen e Presidentit nga populli dhe rritjen e kompetencave të tij për të garantuar kontrollin dhe balancën e pushteteve. “Zgjedhja e drejtpërdrejtë e Presidentit është një hap më i sigurt drejt demokracisë së vërtetë,” shprehet Kasa, duke shtuar se kjo reformë do të përfshijë gjithashtu ngritjen e një Inspektorati të Përgjithshëm dhe vendosjen e Kontrollit të Lartë të Shtetit në varësi të këtij institucioni.

“Është koha për reforma të guximshme që vendosin qytetarin në qendër të vendimmarrjes,” nënvizon ai, duke theksuar se kjo do të mundësohet vetëm përmes një Parlamenti të ri, të dalë nga vota e 11 majit. Një votë për Koalicionin Euroatlantik është një votë për deputetë që mbrojnë interesin publik dhe janë të angazhuar për një shtet me më shumë drejtësi, transparencë dhe llogaridhënie.

#ShqipëriaMeritonMëShumë ✅Voto #4 – Koalicioni Euroatlantik

Postimi i plotë:

Koha për një president të fortë dhe të zgjedhur drejtpërdrejt nga populli.
Rruga drejt një Shqipërie më të drejtë dhe të kontrolluar.

Në një kohë kur besimi i qytetarëve shqiptarë në institucionet publike po lëkundet, është e domosdoshme të rishikojmë strukturën e sistemit tonë politik. Një propozim i rëndësishëm në këtë drejtim është zgjedhja e Presidentit të Republikës në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli çdo pesë vjet, duke i dhënë këtij institucioni kompetenca të zgjeruara për të garantuar një balancë më të mirë të pushteteve dhe një kontroll më efektiv mbi administratën publike.
Zgjedhja e drejtpërdrejtë e presidentit është një hap më i sigurtë drejt demokracisë së vërtetë
Aktualisht, Presidenti i Shqipërisë zgjidhet nga Kuvendi, një proces që shpesh është subjekt i marrëveshjeve politike dhe mungesës së transparencës. Zgjedhja e drejtpërdrejtë e Presidentit nga qytetarët do të forconte legjitimitetin e këtij institucioni dhe do të siguronte që ai të jetë përfaqësues i vërtetë i vullnetit popullor. Një grup deputetësh ka propozuar këtë ndryshim, duke theksuar nevojën për një reformë që i jep qytetarëve më shumë fuqi në procesin demokratik.
Por rëndësinë më të madhe e ka rritja e kompetencave të Presidentit e cila con në garantimin e kontrollit dhe balancës.
Për të forcuar rolin e Presidentit si një balancues i pushteteve, është e nevojshme t’i jepen kompetenca të zgjeruara, duke përfshirë:

– Vendosjen e Xhandarmërisë nën varësinë e tij, për të garantuar një forcë të pavarur që mund të veprojë në situata emergjente dhe të mbrojë rendin kushtetues.

– Krijimin e një Inspektorati të Përgjithshëm të Kontrollit, dhe vendosjen e tij nën juridiksionin e presidentit. një institucion i ri që do të monitorojë dhe koordinojë punën e të gjitha inspektorateve shtetërore, duke siguruar efikasitet dhe shmangie të abuzimeve.

– Vendosjen e Kontrollit të Lartë të Shtetit nën varësinë e Presidentit, për të forcuar auditimin dhe kontrollin financiar të institucioneve publike, duke garantuar transparencë dhe llogaridhënie.

Një Shqipëri më e fortë bëhet përmes reformave të guximshme.
Propozimi për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të Presidentit dhe rritjen e kompetencave të tij nuk është një hap prapa, por një hap përpara drejt një demokracie më të konsoliduar dhe një shteti më funksional. Në një kohë kur sfidat janë të shumta dhe besimi në institucione është në rënie, është koha për reforma të guximshme që vendosin qytetarin në qendër të vendimmarrjes dhe sigurojnë një kontroll më të mirë mbi pushtetin ekzekutiv.
Vetëm përmes një Presidenti të fortë, të zgjedhur nga populli dhe me kompetenca të qarta, mund të ndërtojmë një Shqipëri ku drejtësia, transparenca dhe llogaridhënia të jenë vlera themelore të shoqërisë.

Exit mobile version