Asnjë votë për banditët e Rilindjes, që tashmë është pranuar edhe nga vetë ata që kanë masakruar këtë popull.
Asnjë votë për PD-në e Saliut, që kërkon që me votat e demokratëve të nxjerrë deputet përsekutorin Ilir Meta. Si mund të kërkojnë votat e demokratëve, të përndjekurve dhe pronarëve për Ilir Metën?
A ka logjikë ai që shkon e u kërkon të përndjekurve dhe pronarëve të votojnë Ivin në Korçë, pinjollin e familjes së përsekutorëve Kaso të Fierit?! Mos harroni që, sado që ua shesin sikur po votoni një kandidat demokrat – se gjoja ai do të dalë deputet – votat fillimisht shkojnë në kutinë e Ivit. Më pas, nëse do të teprojnë, shohim e bëjmë.
Demokratët, pronarët dhe të përndjekurit e kanë votuar Saliun për 30 e kusur vjet si të keqen më të vogël, e jo si zgjedhje. Sot kanë mundësinë të zgjedhin atë që duhet dhe të mos jenë të detyruar të zgjedhin të keqen më të vogël.
Ju meritoni më shumë.
Korça meriton më shumë.
#Voto_4
#KoalicioniEuroatlantik
#ElvinBregu