Elvin Bregu, kandidat i Koalicionit Euroatlantik në Korçë: Shqipëria e para për varfëri në Europë – koha për një ndryshim ekonomik të thellë

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun Korçë, Elvin Bregu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke vënë theksin te gjendja e rëndë ekonomike në vend dhe nevoja për reforma të thella në sistemin fiskal dhe mbështetjen ndaj shtresës së mesme.

Duke iu referuar raporteve ndërkombëtare, Bregu thekson se Shqipëria renditet e para në rajon dhe në Europë për nivelin më të lartë të varfërisë, dhe për këtë arsye, ai e sheh mirëqenien e qytetarëve si thelbin e programit ekonomik të Koalicionit Euroatlantik.

Në planin e paraqitur nga kandidati, theksohen pesë pika kryesore që synojnë të krijojnë një ekonomi më të drejtë dhe konkurruese:

Fuqizimi i shtresës së mesme, përmes lehtësimit të klimës së biznesit dhe shtimit të vendeve të punës.

Vendosja e taksës së sheshtë 9%, për të sjellë thjeshtësi dhe transparencë në sistemin tatimor.

Tatim mbi të ardhurat personale me 9%, duke ulur barrën fiskale për individët dhe familjet.

Tatim 9% për biznesin, për të bërë Shqipërinë më atraktive për investime të huaja dhe vendase.

Eliminimi i privilegjeve fiskale për investitorët e mëdhenj, për të garantuar një konkurrencë të ndershme në treg.

“Ju meritoni më shumë, Shqipëria meriton më shumë,” përmbyll reagimin e tij Elvin Bregu, duke bërë thirrje për votë në mbështetje të programit të Koalicionit Euroatlantik dhe kandidatëve të tij në qarkun Korçë.

Postimi i plotë i Elvin Bregut:

“Në të gjitha raportet ndërkombëtare Shqipëria renditet e para për nivelin më të lartë të varfërisë në rajon dhe Europë. Prandaj për ne, mirëqenia e qytetarëve është thelbi i #Programit tonë ekonomik, nëpërmjet të cilit synojmë:
Fuqizimin e shtresës së mesme, duke krijuar një mjedis të favorshëm për zhvillimin e sipërmarrjes dhe rritjes së punësimit;
Të vendosim taksën e sheshtë 9% për të siguruar një sistem më të thjeshtë, më të drejtë dhe më transparent për të gjithë tatimpaguesit;
Të kemi tatim mbi të ardhurat personale 9%, duke ulur barrën fiskale për qytetarët dhe duke rritur fuqinë blerëse të familjeve shqiptare;
Të kemi 9% edhe tatimin për biznesin, duke e bërë Shqipërinë më tërheqëse për investimet e huaja dhe vendase;
Të eliminojmë privilegje fiskale për investime strategjike, duke krijuar një terren të barabartë për të gjithë investitorët dhe duke rritur konkurrencën e ndershme në treg.

Ju meritoni më shumë,
Shqipëria meriton më shumë.

#Voto_4 ✅
#KoalicioninEuroatlantik
#ElvinBregu️”

Artikulli paraprakEljan Kasa: Jemi ndryshe – dhe kjo i shqetëson ata
Artikulli tjetërKreu i SPAK kritika Policisë: U përgjysmuan kallëzimet, qytetarët denoncuan më shumë!