Elvis Pisku: Në 11 Maj, voto për Shqipërinë që meriton drejtësi, mirëqenie dhe dinjitet!

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Fier, Elvis Pisku, u është drejtuar votuesve me një mesazh të qartë për zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar votën si mjetin më të fortë për të ndryshuar realitetin politik dhe shoqëror në vend.

“Në 11 Maj, është koha për të zgjedhur Shqipërinë që meritojmë,” tha Pisku. “Një Shqipëri pa korrupsion, me drejtësi të vërtetë dhe me mbështetje për familjet dhe punën e ndershme.”

Sipas tij, vota për Koalicionin Euroatlantik është një votë kundër varfërisë dhe padrejtësisë që kanë mbytur vendin. Ai nënvizoi se koalicioni ofron një vizion realist për një të ardhme të ndershme dhe europiane për qytetarët.

“✅ Voto Elvis Pisku!
Një votë kundër korrupsionit
Një votë kundër varfërisë
⚖️ Një votë për drejtësinë
Një votë për familjen
⭐️ Beso te Shqipëria. Voto Nr. 4 – Koalicioni Euroatlantik.”

#ElvisPisku #Voto4 #Zgjedhjet2025 #KoalicioniEuroatlantik #ShqipëriaMeritonMëShumë #FieriNdryshon #BesoTeShqipëria

Exit mobile version