Elvis Rroshi bashkohet zyrtarisht me Sali Berishën/ Ju kërkon qytetarëve të votojnë kushëririn e tij në listat e Berishës

Ish kryebashkiaku i socialistëve në Kavajë, Elvis Rroshi, ka surprizuar jo pak këtë të dielë duke bërë thirrje për votuesit e Qarkut Tiranë, veçanërisht ata të qytetit të Kavajës, të votojnë kushëririn e tij, Elton Rroshin, i cili garon për deputet në zgjedhjet e 11 majit, nën siglën e “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” të udhëhequr nga Berisha.

Ish kryebashkiaku socialist ka postuar në rrjetet sociale posterin e fushatës të Elton Rroshit, të cilin e ka djalë xhaxhai, por që garon si pjesë e partisë kundërshtare të asaj që mbështeti Elvisin për të marrë drejtimin e Bashkisë Kavajë.

Elvis Rroshi bashkohet zyrtarisht me Sali Berishën/ Ju kërkon

 

Artikulli paraprakDalja e përgjimeve të Veliajt në burg/ Rama, Xhafaj apo skenar i Veliajt? Kush është redaktori?
Artikulli tjetërKëshilli i Sigurisë: Serbia po tenton të sabotojë krijimin e institucioneve të reja të Kosovës