Elvisa Drishti: Nga auditori në Parlament – Shkodra meriton përfaqësim me dije dhe integritet

Në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit 2025, Elvisa Drishti, kandidate për deputete e Koalicionit Euroatlantik në Qarkun Shkodër, ka publikuar një mesazh drejtuar qytetarëve. Me një karrierë akademike si pedagoge dhe kërkuese shkencore, Drishti shfaqet si një zë ndryshe në politikën shqiptare, duke theksuar se angazhimi i saj nuk vjen nga interesat personale, por nga një ndjenjë përgjegjësie ndaj qytetarëve dhe arsimit.

Ajo distancohet nga retorika politike tradicionale dhe bën thirrje për një politikë që përfaqëson qytetarin dhe jo klientelizmin. Premton të jetë zëri i dijes, i integritetit dhe i një Shkodre që kërkon më shumë – për një ekonomi të drejtë dhe për një arsim cilësor që ndërton të ardhmen.

Më poshtë, deklarata e plotë e Elvisa Drishtit:

️ Të dashur bashkëqytetarë të Qarkut Shkodër,

Më 11 Maj, po ju kërkoj votën – por më shumë se kaq, po ju kërkoj besimin për të qenë zëri juaj në Kuvendin e Shqipërisë.

Po ju flas si dikush që nuk ka ardhur në politikë për interesa, por nga ndjenja e thellë e përgjegjësisë.
Si pedagoge dhe kërkuese shkencore, kam investuar gjithë jetën në dije, integritet dhe punë të ndershme.
Si qytetare, nuk kam mundur më të qëndroj indiferente përballë një sistemi që ka shkëputur politikën nga qytetari, dhe që ka mbajtur Shkodrën peng të inercisë dhe premtimeve boshe.

Unë nuk vij nga një rrjet klientelist. Nuk kam mbështetje nga pushteti, por kam një historik të pastër, një profil profesional të vërtetuar, dhe një zë që nuk do të heshtë në mbrojtje të së drejtës dhe të dijes.

Në këtë garë, nuk jam thjesht unë që kërkoj përfaqësim.
Jemi ne të gjithë – një brez që nuk pranon më të shohë të njëjtët fytyra, të njëjtën retorikë, të njëjtin zhgënjim.
Koha e justifikimeve ka mbaruar.
Ka ardhur koha për një politikë që nuk sundon, por përfaqëson.
Një politikë që matet me punë dhe jo me fjalë.

Unë do të jem aty për të mbrojtur arsimin si themel i zhvillimit.
Do të jem zëri i një ekonomie që shpërblen përpjekjen, jo lidhjet.
Do të jem përfaqësuese e një Shkodre që nuk pranon më të injorohet.

Nëse i besoni këto vlera – më besoni edhe mua.

VOTO NR. 4️⃣ – Voto Koalicionin Euro-Atlantik në Shkodër
Voto Elvisa Drishti – për një politikë që lind nga dija dhe që udhëhiqet nga përgjegjësia

#KEA #Voto4️⃣ #ShkodraZgjohet #NgaAuditoriNëParlament
#MeritokraciJoMediokritet #ZëriQytetarit #PërShkodrën #PolitikëNdryshe

Exit mobile version