Luçiano BOÇI
Në panik nga paaftësia për menaxhimin e Maturës Shtetërore, MAS bëri të ditur dje papritur, se ka njoftuar prej datës 22 korrik 2016, maturantët përmes një udhëzimi për mënyrën sesi do të aplikojnë.
Udhëzimi i cili mban datën 22 korrik, por në realitet është bërë në shpejtësi e sipër ditën e djeshme, pas deklaratës së PD, u është servirur DAR/ZA-ve dhe mediave, si një udhëzim i dalë ditë më parë. Nëse ky udhëzim do të ishte gati atëherë lindin disa pyetje: – Përse duhen mbi 20 ditë për zbatimin e këtij udhëzimi?!- Si ka mundësi që udhëzimi ka dalë në datën 22, ndërkohë që po në këtë datë dërgohet një email në mesditë drejtuar DAR?!
Në këtë email AKP jep këtë orientim: “Së shpejti nga AKP do t’ju përcillen udhëzimet teknike për hedhjen e mesatareve në portalin Matura Shtetërore online si dhe aplikimet për në Universitet. Këto udhëzime teknike do t’jua përcjellim pas publikimit të Udhëzimit të pranimeve nga MAS. Lutemi që ky njoftim t’u përcillet të gjithë drejtorive dhe mbikëqyrësve të shkollave tuaja të varësisë për mbarëvajtjen e procesit të pranimeve në shkollat e larta”. – Përse aplikimi i maturantëve për IAL, do të fillojë nga data 1 gusht dhe do të përfundojë në datën 11 gusht 2016, kur gjithçka ishte bërë gati që më 22 korrik?!!!!!
Nëse ky udhëzim ka qenë gati me të gjitha procedurat e për aplikimin e maturantëve si shpjegohet fakti që sot më datë 27 ora 9.00, DAR-et i drejtohen me një email drejtorive të shkollave, ku i njoftojnë kalendarin e aplikimit dhe procedurat sesi do të hidhet nota mesatare etj.?! Si është e mundur të besohet se infrastruktura është gati, kur në email-in e dërguar në datë 27 korrik 2016, nga DAR/ZA (pasi tani kjo mund të quhet edhe qeveria e emaileve dhe jo shkresave zyrtare) shkollave u thuhet:
“Sqarim: AKP po shikon mundësinë e dërgimit të kësaj note mesatare që do të hidhet në sistem nga ana juaj me një tabelë exel ose format tjetër për t’ju lehtësuar punën, sapo të bëhet e mundur do t’ju njoftojmë. “Ndërkaq maturantët nuk kanë udhëzime teknike apo një model të Formularit të Aplikimit, që të jenë të qartë se si do të bëhet rreshtimi i preferencave të tyre: Sipas mesatares së tyre; Preferencës që kanë për IAL publike apo private; Duhet të rreshtojnë medoemos edhe IAL private; Udhëzimi me demek i hartuar në datë 22 korrik, përcakton procedurat e raundit të dytë, të aplikimit për ata maturantë, të cilët rezultojnë kalues në provimet e vjeshtës, por ndërkohë MAS nuk ka nxjerrë ende udhëzimin për sesionin e dytë (vjeshtën) të Maturës Shtetërore 2016?!!! Ndërkaq MAS, pretendon se, maturantët janë njohur me programet e studimit dhe paraqet si fakt rreshtimin e programeve të studimit dhe kodet e tyre. Por MAS nuk ka përgjigje për dy elementet kryesor që u duhen maturantëve dhe prindërve: Kuotat e pranimit për çdo program studimi; Tarifat që do të aplikohen; Ndërkaq IAL nga ana e tyre, kanë dërguar kuotat dhe tarifat, por sipas burimeve nga MAS dhe të mediave afër saj, kjo e fundit ka rritur presionin mbi IAL që ato të rrisin tarifat e shkollimit të maturantëve. Së fundi: Po bëhet gjithnjë e më e qartë se maturantë mbeten në kaos, prindërit në ankth dhe mësuesit ende në punë, pa mundur të bëjnë qoftë edhe 10 ditë pushim!!!!