Nga Edi PALOKA
Emerimi i Ahmetajt, treguesi me i qarte se ky kryeminister kerkon ta vjedhe kete popull edhe ne kulmin e fatkeqesise!
E kam thene disa here keto dite; gjithnje ne situata te veshtira e te jashtezakonshme nxjerrin koken spekullante qe perfitojne nga fatkeqesia. Kryesisht ata jane pazarxhinj pa shpirt qe kur shohin qe ka nevoje te shtuar per dicka menjehere rrisin cmimet dhe pazarin!
Fatkeqesia jone eshte se si kryespekullant kemi kryeministrin qe i le ne hije ata qe vjedhin qeset e ndihmave apo rrisin qerate e shtepive per hallexhinjte…
Deri tani Rama ka spekulluar politikisht, duke u perpjekur qe nepermjet propagandes se perditshme, minimalisht ti shpetoje pergjegjesise direkte per kete fatkeqesi dhe viktimat qe solli.
Sot, Rama vertetoi se i eshte “hapur zorra” dhe spekullimin nuk ka ndermend ta lere vetem ne rrafshin politik.
E mbani mend; nje nga thirrjet e para qe beri Rama ishte per te ndaluar sjelljen e ndihmave materiale dhe ofrimin e mjeteve monetare, parave, megjithese njerzit ishin ne nevoje (jane dhe sot) per ushqime dhe mjete te tjera.
Caktimi i Ahmetajt si personi qe do te menaxhonte ndihmat financiare, ngjalli menjehere reagim jo vetem nga opozita. Ahmetaj eshte nga ish-ministrat me te akuzuar per korrupsion ne nje qeveri dhe administrate qe vetem pak dite me pare u shpall nga organizmat nderkombetare si nje nga qeverite me te korruptuara ne bote.
Por kjo jo vetem nuk e frenon Ramen po perkundrazi si ne cdo rast tjeter, eshte kriter per ta emeruar Ahmetajn prape minister qe do te menaxhoje parate e ndihmave. E kjo ndodh pikerisht diten qe BE vendos per zhvillimin e konferences se donatoreve.
Ne kete moment , ky kryeminister qe e ka cuar vendin drejt rrenimit te gjithanshem; politik, ekonomik e social po kerkon ta grabise dhe ne kulmin e tragjedise. Shikimi i tij ne keto momente nuk shkon tek njerzit ne fatkeqesi por tek milionat qe shpreson te marre nga bota, jo qe ti perdor per shqiptaret, por si nje mundesi tjeter per te vjedhur.
Emerimi i Ahmetajt eshte prova e nuk ka nevoje per te tjera.
Uroj qe donatoret( sic kane bere deri me sot qe nuk i kane besuar qeverise) te kontrollojne vete e ti vene ndihmat ne funksion te shqiptareve e mos i lene ne dore te grabitqareve. Mekatet e kesaj qeverie me shqiptaret jane boll te renda, mos i lejoni ta bejne dhe kete.