Emigracioni shton stresin në Shkodër, rritet numri i personave me probleme të shëndetit mendor

Emigracioni i lartë në të gjithë rajonin e Shkodrës, po jep pasoja jo vetëm sociale por edhe shëndetësore.

Gjatë vitit të fundit, është shtuar numri i personave me probleme të shëndetit mendor por me shumë janë shtuar problematikat e tyre. Mjeku Neuro-Psikiatër, Gjon Preçi, tregon se me të prekurit janë të moshuarit që jetojnë vetëm.

Edhe për psikologet, ky fakt është shqetësues prandaj rekomandojnë që institucionet t’u qëndrojnë më pranë.

Në censusin e realizuar vitin e kaluar, Bashkia e Shkodrës rezultoi si bashkia me rënien me të madhe të numrit të banoreve në të gjithë vendin.

Artikulli paraprakLirohen 4 të arrestuarit që u kapen në magazinën e shtetit me kanabis, tre të tjerë në burg. Vijon të jetë në kërkim organizatori
Artikulli tjetërSituatë alarmante/ Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë, mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm