Emigracioni i lartë në të gjithë rajonin e Shkodrës, po jep pasoja jo vetëm sociale por edhe shëndetësore.
Gjatë vitit të fundit, është shtuar numri i personave me probleme të shëndetit mendor por me shumë janë shtuar problematikat e tyre. Mjeku Neuro-Psikiatër, Gjon Preçi, tregon se me të prekurit janë të moshuarit që jetojnë vetëm.
Edhe për psikologet, ky fakt është shqetësues prandaj rekomandojnë që institucionet t’u qëndrojnë më pranë.
Në censusin e realizuar vitin e kaluar, Bashkia e Shkodrës rezultoi si bashkia me rënien me të madhe të numrit të banoreve në të gjithë vendin.