Emigroi 3-vjeç në SHBA, refuzimi nga diktatura që iu bë Dhimitër Mborjes që të shihte nënën e tij! Dy amanetet e fotografit shqiptaro-amerikan me famë në Hollivudin e viteve ‘20

Muzeu Oriental “Bratko” në Korçë është shtëpia e disa prej siluetave të George D. Mborjes. Këto vepra janë të ruajtura në formatin e tyre origjinal, të kornizuara dhe të shënuara me emrin e personazhit, datën dhe vendin e realizimit dhe të firmosura nga vetë artisti.

 

Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, përmes rrjeteve sociale ndau një album fotografik të këtyre siluetave, të cilat i vlerësoi si, një mjeshtëri e prerë në letër dhe e gdhendur në histori. Ky art i veçantë grafik quhet “Scissorette”, ku me prerje të sakta në letër të zezë George D. Mborja realizonte silueta portretesh me elegancë dhe precizion. Për mbi 20 vite, ai krijoi mijëra figura në SHBA, një pjesë e madhe e të cilave ruhen në Institutin Smithsonian në Washington D.C. George Dhimitër Mborja lindi në Korçë e më pas, në moshën 17-vjeçare, emigroi në SHBA ku përfundoi edhe studimet në shkolla arti. Ai punoi në Hollywood-it si dizainer teknolog për filma vizatimorë, ku u bë i njohur për siluetat e tij “scissorette”. Ai priste silueta me gërshërë për aktorët e njohur të Hollywood, disa prej të cilave janë të ekspozuara në Muzeun “Bratko”. Muzeu Oriental “Bratko” në qytetin e Korçës, pas rikonstruksionit është shndërruar në një atraksion të jashtëzakonshëm për vizitorët.

Muzeu i Artit Oriental “Bratko” u çel në qershor të vitit 2003, duke përmbushur ëndrrën e Dhimitër Mborjes (1903- 1990), artist, fotograf dhe koleksionist i artit aziatik dhe antikuareve. Në këtë muze ekspozohen 432 objekte si piano, altar kinez, veshje për gra japoneze, funde e rripa kinezë, shpatë indoneziane, medalje europiane, piktura japoneze, fotografi të ndryshme, të cilat Mborja i ka realizuar kur shërbente me misionin e OKB-së. Në vitin 1942, Mborja vendosi të futet në radhët e ushtrisë amerikane si fotograf. Për këtë kryen kolegjin e Luftës në Uashington, ku studion për fotografi (1). Pas përfundimit të L2B në Europë, ai punon pranë UNRRA-s në Ballkan, duke lënë fotografi me vlera të mëdha, por të pacilësuara me datat dhe vendet që pasqyroheshin në to. Më vonë shpërngulet si fotograf në shtabin e gjeneralit Dagllas Makartur, kryekomandanti i forcave amerikane në Paqësor, ku përmbush një punë voluminoze e njëkohësisht me nivel të lartë teknik, dokumentar madje dhe artistik.

JETA E ARTISTIT

Dhimitër Mborja-Bratko ishte një fotograf shqiptaroamerikan. Dhimitër Mborja u lind në fshatin Mborje të Korçës në vitin 1903. Në moshën tre vjeçare nga Korça shkoi në Amerikë (Detroit). Studioi në Institutin e Arteve në Detroit, në një kolegj të artit fotografik. Pas kryerjes së kolegjit, Mborja shkon në Hollivud, ku fillon punën si regjisor i filmave vizatimor. Mendohet se filmi i tij i parë vizatimor në vitet ‘20 të shekullit të kaluar është seriali “Cubby the Bear”. Më vonë ai punon edhe shumë filma të tjera, deri tek figurat plastike të dinosaurëve në filmin “Lost World”. Më vonë studion e tij ia shet Uollt Dizneit (WDisney) të famshëm. Pas kësaj, ai hap një studio fotografish dhe punon edhe në dekorimin e filmave të ndryshëm. Mbroja, i cili njihet edhe me nofkën Bratko, bashkëpunon me artist të ndryshëm si të artit skenik ashtu edhe të filmit, ndërsa punon edhe si drejtues i shfaqjeve nëpër anije të mëdha e me destinim udhëtimet e gjata. Më vonë Dhimitër Mborja, studion në kolegjin e luftës në Uashington dhe futet në radhët e ushtrisë amerikane si fotograf.

Punon fotograf pran UNRRA-s si fotograf në Ballkan, e pastaj e gjejmë si fotograf në shtabin e gjeneralit Dagllas Makartur, komandant i forcave amerikane ne Paqësor. Gjatë viteve 1945-1956 Borja punon ne Japoni, ku martohet edhe me një japoneze, por, ajo nuk i vjen në Amerikë. Ai, udhëton në shumë shtete, prej të cilave pos fotografive të rëndësishme që i fikson në celuloiMuzeu Oriental “Bratko” në Korçë është shtëpia e disa prej siluetave të George D. Mborjes. Këto vepra janë të ruajtura në formatin e tyre origjinal, të kornizuara dhe të shënuara me emrin e personazhit, datën dhe vendin e realizimit dhe të firmosura nga vetë artisti. din e kamerës së tij, ai merr me vete edhe shumë gjëra të rëndësishme. Gjatë kësaj kohe, ai vizitoi Korenë, Birmaninë, Kinën, Indonezinë, Iranin, Rusinë, Nepalin e vende të tjera. Fotografoi edhe shumë presidentë amerikanë si Trumanin, Ajzenhauerin e Kenedin. Vdiq në vitin 1990 në banesën e tij në Bethesda të shtetit Meriland të SHBA-ve. Dhimitër Mborja është ndarë nga jeta i vetmuar në shtëpinë e tij në Bethesda të shtetit Meriland (SHBA), në vitin 1990.

EMIGRIMI

Gjergj Dhimitër Mborja ishte ëndërrimtar, prandaj vendosi të emigronte në SHBA. Udhëtoi nëpër botë duke koleksionuar objekte me vlera të veçanta historike. Kudo ku shkoi, me vete mbante nënën e tij që e priti deri në fund të jetës kthimin e të birit. Dashuria për nënën, u shkruajt edhe në testamentin e fundit të tij! Atdheun e vet e donte, andaj në testament shkroi: “ Më çoni hirin e trupit në Korçë, dhe hapni një muze me koleksionin tim”. Te dy këto amanete iu plotësuan. Hiri i trupit të tij është varrosur në qershor të vitit 2003 në varrezat e Korçës, pranë nënës së tij Viktoria Bratko, emrin e së cilës mban edhe muzeu ku fle jo vetëm historia e shqiptarit që i dhuroi botës e Shqipërisë, por edhe një himn dashurie të birit për nënën. Hiri i tij u varros afër nënës së tij në varrezat e Korçës, ndërsa po në Korçë u ngrit “Muzeu i Artit Aziatik-Bratko” Opusi krijues i Mborjës ruhet në qendrën muzeale “Douglas MacArthur” në Norfolk, ku janë grumbulluar rreth 45 mijë foto e diapozitiva të punuara nga ai. Fotografia më e njohur: -”Bota e Kenedit”-tavolina e punës së presidentit Kenedi menjëherë pas vrasjes. Mborja u prezantua: -”War & Conflikt” (Luftë dhe konflikte) 1990.

Emri i Dhimitër Mborjes (Borjes a Bratkos, siç shkruhet disa herë), kishte kohë që ishte bërë i njohur në shtypin amerikan të viteve ’20. Kështu, gazeta “Zëri i Korçës” (20.07.1929), shkruan: “Z.George Dhimitër Mborja ka marrë një famë të çkëlqyer në Hollivud të SHBA”, e më poshtë duke cituar gazetën amerikane “Los Angelos Evening Express”, e përkohshmja korçare nënvizon: “George Mborja është artist i vërtetë, një artist i portreteve, i cili përfytyron me hollësi çdo gjë që shikon me sytë e tij çponjës, jo me furçë, por me gërshërë, duke krijuar llojin e quajtur “sizoret” (scissorettes) (2). Objektivin e aparatit të Borjes e kanë nëpërkaluar imazhet e presidentëve amerikanë Truman, Ajzenhauer e Kenedi, të perandorit Hirohito etj. Një ndër fotot më të ndjera të Borjes, është ajo e titulluar “Bota e Kenedit”, në të cilën pasqyrohet tavolina e punës e presidentit Xh.F.Kenedi fill pas vrasjes së tij, pra bosh. Atë e ka fotografuar nëpërmjet një dritareje rrethore të Shtëpisë së Bardhë dhe e kishte vendosur në murin e studios së tij. Në një libër me fotografi nga luftërat e ndryshme me titull “Luftë dhe konflikte” (War&Conflict), të botuar më 1990, në Uashington, përfshihen edhe disa foto të Mborjes, realizuar nga ai në luftërat e zhvilluara në Lindjen e Largët.

KONTRIBUTI

Fotografitë e Bratkos përdoren nga historianët si burim referimi dhe dokumentimi për pasqyrimin e veprimtarisë së gjeneralit Makartur, një nga ushtarakët më të suksesshëm gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në qendrën muzeale “Douglas MacArthur” në Norfolk, ruhet një arkiv prej rreth 45 mijë fotosh dhe diapozitivash, shumë prej të cilave Mborja i realizoi brenda hapësirës kohore mbi 10-vjeçare si drejtor i laboratorit fotografik pranë shtabit të komandës së gjeneralit Makartur, pas Luftës së Dytë në Japoni, Filipinë e Kore. Pamjet e fotografive janë të veçanta, dhe drejtori i Qendrës tregohet shumë krenar për koleksionin e Mborjes. Me gjithë dëshirën e madhe të Mborjes për të vizituar tokën e të parëve të tij, autoritetet komuniste nuk e lejuan, por ai si artist fisnik e me ndjenja kombëtare u kujtua në testament për vendin ku ishte lindur dhe nga kishte origjinën, Shqipërinë.

Në porosinë e fundit, siç u përmend edhe më sipër, ai përfshinte edhe ndërtimin me shpenzimet e tij të një muzeu me një koleksion të madh relikesh nga Lindja që do ndërtohesh në qytetin e Korçës me emrin “Muzeu i Artit Aziatik, Bratko”. Kjo dëshirë e tij, ndonëse me vështirësi e probleme, u realizua në vitin 2003 kur në këtë qytet u inaugurua ky muze. Ai është i rrallë edhe në Europë për sa i përket numrit të madh të objekteve të ekspozuara, por dhe larmisë së tyre. Muzeu, përbën, gjithashtu, të parin institucion kulturor e artistik në Shqipëri që ndërtohet e pajiset me objekte të dhuruara nga një person, në rastin tonë fotograf dhe koleksionist, por me një atdhedashuri për t’u marrë shembull. Bota shqiptare e fotografisë ndjen një krenari fare të ligjshme që ky artist shpirtmadh është pjesë e natyrshme dhe e shquar e saj. Për gjithë sa u shkrua më sipër, Dhimitër Mborja meriton një studim më serioz të veprimtarisë së tij në lëmë të fotografisë, e kësisoj të zër vendin që i takon në historinë e fotografisë shqiptare, ndonëse me prurje artistike dhe dokumentare jo për vendin e origjinës.

Exit mobile version