Emiratet e Bashkuara Arabe heqin vizat për Kosovën, ja mesazhi falënderues i presidentes Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka njoftuar se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hequr vizat për Kosovës.

Lajmin ajo e ka dhënë nëpërmjet platformës X shoqëruar me disa foto gjatë takimit me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed.

Sipas Osmanit, marrëveshja është arritur gjatë një takimi që pati me homologun e saj arab muajin e kaluar.

“Falënderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugën për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve dhe qytetarëve tanë”, shkruar Osmani në platformën X.

 

Artikulli paraprakKonferenca e Kryetarëve/ “Nikolla ka një batalion me sekretarë që fshijnë edhe këpucët, por…”, deputetja Açka: Nuk më kanë njoftuar!
Artikulli tjetërRritet çmimi i ujit të pijshëm në Vlorë/ Nika: Keqmenaxhim, 2024 do jetë vit i vështirë për qytetarët dhe turizmin