Emrat/ Dy ish-gjyqtarë të arrestuar, detaje nga operacioni blic! Kush është ish-kreu i Gjykatës së Elbasanit i vendosur në pranga, u dorëhoq pas nisjes së procesit të vettingut

Dy ish-gjyqtarë janë arrestuar gjatë një operacioni blic në qytetin e Elbasanit.

 

Bëhet fjalë për ish-magjistraten Pajtime Fetahu ndaj të cilës ishte caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” nga SPAK për lidhje me bandat.

Gjithashtu është arrestuar edhe Zihni Shahu, ish-kreu i Gykatës së Elbasanit.

Zihni Shahu dha dorëheqjen rreth 7 muaj pas nisjes së procesit të vettingut, pasi ndaj tij kishte filluar hetimi administrativ dhe kërkoi të përjashtohej për 15 vjet nga e drejta për të punuar në sistemin e drejtësisë.

“Në datën 20.7.2020 subjekti i rivlerësimit, përmes postës elektronike, deklaroi për Komisionin se hiqte dorë nga detyra e magjistratit, moskandidimin në detyrë për një afat prej 15 vitesh, si dhe pas këtij njoftimi do t’i drejtohej organit kompetent, KLGJ-së, sipas ligjit për dorëheqjen”, thuhej në vendimin e publikuar nga Komisioni.

KPK vuri në dukje se pas këtij vendimi u vendos ndërprerja e procesit të vettingut ndaj tij dhe Komisionoi e sanksionoi që t’i ndalohej të ishte pjesë e sistemit për 15 vjet.

Exit mobile version