EMRAT/ Greqi, zbulohet vjedhja e kasafortës me 150 mijë euro, në kërkim dy shqiptarë

Personi kryesor vjedhjes së një kasaforte me një sasi marramendëse parash nga një shtëpi në masivin malor të Pellës në Greqi, ishte një 44-vjeçare nga Shqipëria, e cila i dha informacionin përkatës një bashkatdhetari.

Shqiptarja e identifikuar si Anastasia Merkouriadis nga Mirasi i Devollit, kishte dijeni për ekzistencën e kasafortës me shumën e madhe prej 150 mijë eurosh dhe për kohën e mungesës së qiramarrësve dhe kishte njoftuar shokun e saj 29-vjeçar Bajram Krena nga Zerqani i Bulqizës.

Ai së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ende të paidentifikuar, më 2 tetor 2023, kanë hyrë të pangacmuar në banesë duke thyer një dritare dhe kanë hapur kasafortën me përmbajtjen e saj të vlefshme.

Ngjarja u zbardh nga Policia e Edesës, megjithatë autorët mbeten të pa kapur, si dhe shuma “mamuth” që kanë rrëmbyer.

Në kontrollon e kryer në banesën e 44-vjeçares në zonën e Pellës, iu gjetën vetëm 5300 euro, të cilat u konfiskuan dhe u krijua një dosje e cila i është dorëzuar Prokurorisë së Rrethit Edessa për vjedhje të rëndë, si dhe ndaj 29-vjeçarit dhe bashkëpunëtorëve të tij, për identifikimin e së cilëve po vijojnë hetimet.

Exit mobile version