EMRAT/ Kush janë 5 punonjësit e policisë të përfshirë në veprimtari korruptive me drejtues automjetesh, AMP ekzekuton masat e sigurisë

Endri Hazizi, Aurel Tahiri , Xhevahir Stërmugu, Eraldi Koprencka dhe Nertil Xhemalaj janë 5 punonjësit e policisë ndaj të cilëve Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e sigurisë të caktuara nga Gjykata e Elbasanit.

 

Masa e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” është ekzekutuar për punonjësit Endri Hazizi, Aurel Tahiri  dhe Xhevahir Stërmugu, të dyshuar për kryerjen e veprës penale ”Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Falsifikim kompjuterik”.

Masa e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a funksioni publik” është ekzekutuar për punonjësit Eraldi Koprencka dhe Nertil Xhemalaj, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Pas hetimit 4-mujor të kryer nga AMP është arritur të vërtetohej me prova përfshirja e këtyre punonjësve në veprime korruptive me drejtues automjetesh, të cilët ishin kapur në shkelje administrative nga aparaturat e radarit të Policisë Rrugore.

 

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e sigurimit personal, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ndaj  5️ punonjësve të policisë me detyrë “Trupë shërbimi” pranë Seksionit të Menaxhimit Urban dhe Interurban në DVP Elbasan, të dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Falsifikim kompjuterik”.

Masa e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” për punonjësit A. T., 32 vjeç, E. H., 39 vjeç dhe XH. S., 50 vjeç, të dyshuar për kryerjen e veprës penale ”Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Falsifikim kompjuterik”.

Masa e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a funksioni publik” për punonjësit E. K., 33 vjeç dhe N. XH., 34 vjeç, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Pas hetimit 4-mujor të kryer nga AMP me metoda speciale proaktive nën drejtimin e Prokurorisë, është arritur të vërtetohej me prova përfshirja e këtyre punonjësve në veprime korruptive me drejtues automjetesh, të cilët ishin kapur në shkelje administrative nga aparaturat e radarit të Policisë Rrugore.

Hetimi ka nisur pas ankesave të adresuara nga qytetarë të ndryshëm pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Artikulli paraprakZbardhja e vendimit nga Gjykata e Apelit, reagon Basha: Rekurs të menjëhershëm në GJL, nuk e pranojmë padrejtësinë
Artikulli tjetërVendimi i Apelit për PD nxjerr në pah domosdoshmërinë e rekursit në Gjykatën e Lartë