EMRAT/ Operacioni “Flakë në det” ku u kap ‘Baroni i drogës’ Gëzim Çela, edhe 3 të arrestuar me urdhër të SPAK

Me urdhër të Gjykatës së Posaçme janë arrestuar dhe 3 persona të tjerë në kuadër të operacionit “Flakë në det”.

Ata akuzohen për “trafikim narkotikësh” dhe si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Të arrestuarit janë: Alket Deda, Ksenofon Bodo dhe Selami Lushkaj.

NJOFTIMI I SPAK

Në vijim të veprimeve proceduriale, në lidhje me procedimin penal nr. 185, të vitit 2023, në kuadër të të cilit, është zhvilluar operacioni policor i datës 15.08.2023, i emërtuar “Flakë në det”, ku nëpërmjet detit është tentuar të trafikohet një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 46, datë 29.04.2024, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, për caktimin e masës së sigurimit për personat nën hetim A. D., S. L. dhe K. B., si persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Masat e sigurimit ndaj personave nën hetim A.D. S.L. dhe K.B., janë ekzekutuar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në datën 30.04.2024.

Gjatë ekzekutimit të vendimit për caktimin e masave të sigurimit, është ushtruar kontroll në disa banesa dhe subjekte tregtare.

Artikulli paraprakÇfarë shqiptarë mund të mësojnë nga tufa e majmunëve Keekerok për PS, Foltoren dhe PL!
Artikulli tjetër“Big Bang” ndodhi 20 vite më parë, si u krijua BE dhe sfidat me të cilat përballet! Si do të vazhdohet më tej zgjerimi, shanset për anëtarësimin e Shqipërisë