EMRI/ Arrestohet ish-kryetari i komisionit për prokurimet publike në Bashkinë e Memaliajt, akuzohet për abuzime me tenderat

Një ish-zyrtar i Bashkisë së Memaliajt është arrestuar pasi akuzohet për shpërdorim detyre, mashtrim dhe falsifikim dokumentesh.

Ergi Shehu i cili ka mbajtur dhe postin e Ish-kryetarit të komisionit për prokurimet publike në Bashkinë e Memaliajt, akuzohet se brenda 2023 – 2024 ka mashtruar disa administratorë duke falsifikuar dokumente për disa tenderë

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kapën dhe ndaluan shtetasin E. Sh., 31 vjeç, banues në Memaliaj, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Nga hetimet e kryera për disa muaj, me metoda proaktive, dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës 2023-2024, kur ka qënë i punësuar në bashkinë Memaliaj, ka shpërdoruar detyrën si kryetar i komisionit për prokurimet publike, duke mashtruar administratorët e disa subjekteve tregtare dhe duke falsifikuar dokumentet e nevojshme për disa procedura prokurimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprak“Vjedhja” e lekëve të BE-së, Ilir Beqaj mbetet në burg
Artikulli tjetërShembja e digës së hidrocentralit, Kontrolli i Lartë i Shtetit nis auditimin