Emri/ Nis blerja e votave! Arrestohet 38-vjeçari në Lushnje, si u zbulua ngjarja!

Një 38-vjeçar ka rënë në pranga në Lushnje mëngjesin e sotëm, i akuzuar për shitblerje votash për zgjedhjet e 11 majit.

Mësohet se 38-vjeçari Marin Leka i premtoi një personi dhënien e një shume parash, për t’i blerë votën në interes të një subjekti politik. Efektivët kanë sekuestruar edhe Sekuestrohet kartën e identitetit të shtetasit që i ishin premtuar paratë.

Kjo ngjarje vjen vetëm 3 ditë pas hapjes së fushatës elektorale, për zgjedhjet parlamentare, që do zhvillohen më 11 maj.

I premtoi një shtetasi, dhënien e një shume parash, dyshohet për t’i blerë votën në interes të një subjekti politik, vihet në pranga 38-vjeçari. Sekuestrohet karta e identitetit e shtetasit që i ishin premtuar paratë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 38 vjeç, banues në Lushnjë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Marrja dhe përdorimi i paligjshëm i dokumentit të identifikimit”.

Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, dyshohet se shtetasi M. L. i ka marrë një shtetasi, kartën e identitetit, si dhe i ka premtuar dhënien e një shume parash, dyshohet me qëllim blerjen e votës në favor të një subjekti politik, pjesëmarrës në zgjedhjet parlamentare të datës 11.05.2025.

Artikulli paraprakSi po rekruton Rusia shtetas kinezë për luftën në Ukrainë?
Artikulli tjetërAvokat në profesion dhe Kandidat i Koalicionit Euroatlantik për Elbasanin, ky është Adriatik Vrapi!