EMRI/ Ra nga skela teksa po punonte, ndërron jetë 70-vjeçari

Një 70-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në vendin e punës.

Burime  bëjnë me dije se viktima është Dhimitraq Peçi, i cili punonte në një palestër.

Sipas uniformave blu ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në bllokun nr. 4, Ersekë.

Dyshohet se 70-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht nga skela, e për rrjedhojë  ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Ersekë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në bllokun nr. 4, Ersekë, dyshohet se aksidentalisht, duke punuar në një objekt, është rrëzuar nga skela, shtetasi Dh. P., 70 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Exit mobile version