Ende asnjë e dhënë për kombësinë e 39 të vdekurve brenda një kamioni në Angli, Bullgaria në ankth

Mediat bullgare kanë kryelajm sot gjetjen e 39 personave të vdekur brenda një kamioni në Essex në Angli dhe sipas lajmit që u përhap, kamioni ishte nisur nga Bullgaria.

Mediat bullgare shkruajnë se “ambasada bullgare është në kontakt me autoritetet britanike për të sqaruar rastin e 39 të vdekurve në kamionin në Essex.

Policia britanike ka kontaktuar një përfaqësues të ambasadës bullgare në Londër dhe ka marrë kontakt me Ministrinë e Jashtmei.

Ambasadori bullgar Marin Raykov ka folur në telefon me ambasadoren britanike në Sofje, Emma Hopkins, për të ndjekur çështjen”.

Mediat bullgare gjithashtu përpiqen të lehtësojnë ankthin në popull duke shkruar se “ende nuk është konfirmuar nëse kamioni ka regjistrim bullgar. Gjithashtu, nuk ka asnjë të dhënë për kombësinë e trupave që gjenden në kamion. Policia britanike ka paralajmëruar se identifikimi i tyre do të zgjasë shumë.

Ishte Skyline që përhapi lajmin se kamioni ishte nisur nga Bullgaria dhe kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar nga një pikë afër qytetit Holyhead të shtunën”, saktësojnë këto media.

23

Exit mobile version