Endri Hasa: 9 ditë nga zgjedhjet, është koha të ndëshkojmë të korruptuarit me votë

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Elbasanit, Endri Hasa, ka bërë një thirrje publike për qytetarët, duke i ftuar që më 11 maj të votojnë për ndryshimin dhe ndëshkimin e politikës së korruptuar të tranzicionit.

Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, Hasa thekson se qytetarët kanë në dorë një vendim të rëndësishëm që nuk ndikon vetëm në të ardhmen e Elbasanit, por të gjithë Shqipërisë. Ai bën thirrje për besim tek forca e qytetarëve dhe te mundësia reale për të sjellë ndryshimin.

Postimi i plotë i Endri Hasës:

9 ditë na ndajnë nga një vendim i madh për Elbasanin dhe gjithë Shqipërinë! Është koha të besojmë tek forca jonë, tek mundësia për një të ardhme më të mirë, tek shansi për të ndëshkuar me votë të korruptuarit. Ndryshimi vjen nga ju më 11 maj, voto për të ardhmen, voto Endri Hasën, voto Koalicionin Euroatlantik.

Beso te Shqipëria
✅ Voto Nr. 4️⃣ Koalicioni Euroatlantik
✅ Voto Endri Hasa

Artikulli paraprakShqipëria Madhështore nuk ndërtohet me njerëz të vegjël në shpirt dhe të mëdhenj në vjedhje!
Artikulli tjetër11 Maji – Një ‘referendum’ për drejtësinë, jo për të nxjerrë shokët nga burgu