Vendimi i gjykatës së Apelit për t’i lënë vulën Sali Berishës, ka krijuar ndarje të reja ndërmjet demokratëve.
Ish-deputeti Endri Hasa pjesë e grupimit të Lulzim Bashës, në emisionin Repolitix në Report Tv thotë se tashmë ato e identifikojnë veten si demokratët euroatlantikë. Për ish-deputetin demokrat ndarja ishte ideologjike më shumë se sa ligjore. Hasa tha se ka një vijë të kuqe për Berishën dhe disa njerëz pranë tij, ndërsa theksoi se ish-kryeministri deshi ta fuste partinë në luftë civile.
‘Ndarja që ne patëm ishte ideologjike dhe jo ligjore. Nuk ishte për vula dhe godina, por ndarjen. Në kuadër të betejës ligjore mund t’ju them që gjithçka qëndron si më parë. Në respekt të vendimit. Anëtarësia është individuale, jo kolektive, vizioni polik është i grupimit. Po të ndalemi tek individuale, nëse do të jetë partia e tyre nuk është më e imja. Unë personalisht jam ndarë nga ai grupim qe përfaqëson. Diskutime të tjera si ecet më tej mendoj se kemi një përfaqësim të qartë ideologjik.
Kemi shprehur qartë vizionin që do të çojmë para votuesve në zgjedhjet e radhës kurdo që të jenë. Kemi një identitet të qartë ideologjik. Strukturat janë aty. Bëj pjesë në një grupim politik s’janë lejon gjykata e identifikojmë veten si demokratët euroatlantike pasi ka të bëjë me identitetin tonë. Berisha deshi ta fuste partinë në luftë civile brenda partisë. Me disa individë jo më te gjitha për mua është vijë e kuqe dhe nuk është me një emër, e disa individëve dhe përtej Berishës.’- u shpreh Hasa.