Endri Hasa: Në Elbasan fitojmë besimin, jo votat e blera – Voto për një marrëveshje të ndershme me qytetarin

Endri Hasa, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik, ka shpërndarë një mesazh nga fjala e tij në takimin e sotëm në Elbasan. Ai thekson se oferta politike e këtij koalicioni është një alternativë europiane, që synon të kthejë politikën në një marrëdhënie të ndershme me qytetarin.

“Ne nuk blejmë vota, ne fitojmë besim,” – shprehet Hasa, duke u distancuar hapur nga praktikat korruptive që kanë shoqëruar shpesh proceset zgjedhore në vend.

Sipas tij, Koalicioni Euroatlantik përfaqëson zërin e të papërfaqësuarve, forcën e të pathyeshmëve dhe shpresën e shqiptarëve që duan një vend të ndërtuar mbi drejtësinë dhe ndershmërinë.

Hasa u bën thirrje qytetarëve të Elbasanit që të votojnë me ndërgjegje dhe të zgjedhin një politikë që përfaqëson interesin publik, jo interesat personale apo klanore.

Postimi i plotë:

Sot, ne ofrojmë një alternativë europiane dhe një marrëveshje të ndershme me qytetarin.

Ne nuk blejmë vota ne fitojmë besim!

Koalicioni Euroatlantik është zëri i atyre që nuk janë dëgjuar. Është forca e atyre që nuk janë shitur kurrë. Është shpresa e atyre që besojnë se Shqipëria mund të ndërtohet me mund, me drejtësi dhe me njerëz të ndershëm.

Beso te Shqipëria

✅ Voto Nr. 4️⃣ Koalicioni Euroatlantik

✅ Voto Endri Hasa

Artikulli paraprakE djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
Artikulli tjetërBurhan Misiraj në Fier: “I refuzoni me votë ata që shkatërruan pasurinë tuaj”