“Kur policia shndërrohet në trupë gaztorësh”
Ish-deputeti i PD, Endri Hasa shkruan se ‘vrasësi i gardistëve, në vend të arrestohet e të vuajë dënimin, në arrati merr formularin nga OFL’.
Reagimi i Endri Hasës
OFL po vepron si një grup klounësh, që tallen me ligjin dhe me qytetarët.
Kjo që kanë bërë në Cërrik me gjoja pasurinë e Llazar Bicjes është vetëm një shfaqje e turpshme.
Ky është një nga vrasësit e gardistëve në 97-ën. Prej atëherë jeton në arrati, nuk e ka vuajtur kurrë dënimin. Në vend që ta gjejë dhe ta çojë para drejtësisë, OFL i kërkon burimin e pasurisë një vrasësi në arrati, duke u bërë një trupë qesharake dhe joserioze.
Kur policia shndërrohet në trupë gaztorësh, nuk mund të pritet prej saj që të veprojë si institucion i zbatimit të ligjit.
Shqipëria e Edi Ramës është vendi i vetëm në botë ku policia është e pamëshirshme, kur vjen fjala për të shembur Teatrin dhe bën teatër me rendin dhe zbatimin e ligjit.