Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Elbasan, Endri Hasa, ka zhvilluar një takim me qytetarët dhe tregtarët e zonës së Pajovës, duke ndarë shqetësimet e tyre dhe kërkuar mbështetje për një alternativë që – sipas tij – ka një plan të qartë për njerëzit e zakonshëm.
Në një postim në rrjetet sociale, Hasa vë në pah situatën e vështirë me të cilën përballen banorët e zonës, të cilët ai i përshkruan si “njerëz punëtorë që ja kanë dalë vetë” dhe që janë lënë në harresë nga shteti.
Endri Hasa thekson se përmes një qeverisjeje të re dhe me qasje konkrete ndaj nevojave të qytetarëve, Koalicioni Euroatlantik synon të rikthejë besimin e njerëzve te shteti dhe politika. Takimet e tij në terren janë pjesë e një fushate që synon të dëgjojë hallet e njerëzve realë dhe të ndërtojë zgjidhje për ta.
Postimi i plotë i Endri Hasës:
Pajovë
Me Eminin, Migenën, Blerimin dhe Desardin, për të folur me qytetarët dhe tregtarët në zonën e Pajovës në Elbasan.
Njerëz punëtorë që ja kanë dalë vetë, që kanë sakrifikuar gjithçka për mirëqenien dhe arsimin e fëmijëve të tyre.
Për ta, shteti nuk ekziston.
Janë lënë në harresë nga qeveria, dhe askush nuk ka ardhur t’i pyesë se çfarë problematikash kanë.
U zgjata dorën dhe i kërkova mbështetje për Koalicionin Euroatlantik, të vetmen forcë politike në këto zgjedhje që ka një program konkret për fermerët, familjet e reja, dhe sigurimin e një jete me dinjitet, me mbështetje reale nga shteti.
Beso te Shqipëria
✅ Voto Nr. 4 – Koalicioni Euroatlantik
✅ Voto Endri Hasa