Endri Hasa nga Elbasani: “Thirrje për qytetarët që besojnë te Shqipëria – mjaft me 7×7=313!”

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Qarkun e Elbasanit, Endri Hasa, ka shpërndarë një thirrje të drejtpërdrejtë për qytetarët që besojnë në një Shqipëri të ndershme dhe të zhvilluar, duke ironizuar qeverisjen e deritanishme me një frazë që tashmë është bërë simbol i propagandës dhe dështimeve.

“Thirrje për qytetarët që besojnë te Shqipëria dhe kërkojnë një të ardhme pa 7×7=313, pa shokët e korrupsionit që kanë shkatërruar vendin për 12 vite,” shkruan Hasa në mesazhin e tij, duke iu referuar në mënyrë të nënkuptuar rrënimit institucional dhe abuzimeve të qeverive të kaluara.

Me këtë deklaratë, Hasa pozicionohet si zëri i ndryshimit në Elbasan, duke theksuar se ka ardhur koha për të përzgjedhur përfaqësues të rinj, me vizion euroatlantik dhe integritet.

Postim i plotë nga Endri Hasa:

Thirrje për qytetarët që besojnë te Shqipëria dhe kërkojnë një të ardhme pa 7×7=313, pa shokët e korrupsionit që kanë shkatërruar vendin për 12 vite.

Beso te Shqipëria
✅ Voto Nr. 4️⃣ – Koalicioni Euroatlantik
✅ Voto Endri Hasa

 

 

 

Artikulli paraprakPrel Dedaj: “Politika është kthyer në një kënetë. Lezha ka nevojë për ndryshim të vërtetë.”
Artikulli tjetërGerard Komini në terren: “Vijojnë takimet me qytetarët në Fier”