Endri Hasa nga Fushëmbreti: “Qytetarët nuk kërkojnë mëshirë, por vëmendje!”

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun Elbasan, Endri Hasa, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes Fushëmbret, një nga zonat më të mëdha dhe më të harruara të qytetit.

Në shoqërinë e Mirelës dhe Desardit, Hasa shprehu indinjatën për mungesën e investimeve në këtë zonë gjatë 12 viteve të fundit, duke theksuar se, përveç harresës institucionale, banorët janë ndëshkuar edhe me ajrin e ndotur që u ka sjellë plehrat.

“Fushëmbreti është lagjja e njerëzve punëtorë, mikpritës, por që për 12 vite nuk kanë parë asnjë investim. Qytetarët nuk po kërkojnë mëshirë, por vëmendje!” – deklaroi Hasa.

Ai theksoi se Koalicioni Euroatlantik ka një program të detajuar dhe të zbatueshëm për të sjellë zhvillim dhe dinjitet për çdo qytetar, duke i ftuar banorët të votojnë për ndryshimin më 11 maj.

Postimi i plotë i Endri Hasës:

Fushëmbret
Me Mirelën dhe Desardin në një prej lagjeve më të mëdha të Elbasanit. Fushëmbreti është lagjja e njerëzve punëtorë, mikpritës por në 12 vite jo vetëm që nuk morën investime por morën si ndëshkim edhe ajrin e ndotur të plehrave.
Qytetarët nuk po kërkojnë mëshirë, por vëmendje.
Ne prezantuam programin tonë të detajuar bashkë me ftesën për të votuar numrin #4 në fletën e votimit.

Beso te Shqipëria
✅ Voto Nr. 4️⃣ – Koalicioni Euroatlantik
✅ Voto Endri Hasa

#EndriHasa #KoalicioniEuroatlantik #KEA #ElbasaniZgjohet #VotoNr4 #Fushembret #ShqiperiaMeritonMeShume

Exit mobile version