Endri Hasa: Pse duhet të besojnë qytetarët tek oferta që i prezanton Koalicioni Euroatlantik?

I ftuar në studion OFF the Record, të A2 CNN, Kandidati për deputet në qarkun e Elbasanit, Endri Hasa, rrëfen arsyet se pse qytetarët duhet të votojnë numrin 4, dhe kandidatët e këtij koalicioni. “Qytetarët besojnë tek programi i Koalicionit Euroatlantik, duhet të besojnë tek ata që e përfaqësojnë, tek kandidatët tanë të shkëlqyer sepse kemi një program të shkëlqyer me zgjidhje për problematikat e shqiptarëve, me zgjidhje për pronarët, me zgjidhje për rininë. Ne kemi pikë kryesore të programit, zhvillimin e katër poleve teknologjike, për trajnimin, shkollimin e rinisë, një program ambicioz buxhetor për 25 mijë të rinj që do të trajnohen në teknologji të reja për të kapur atë ritëm që ka sot bota, atë ritëm që ka sot Bashkimi Europian për njerëz që janë të mirëpaguar, për njerëz që do ta krijojnë të ardhmen këtu.” – shprhet Hasa.

Ndërsa ndalet tek eksperienca e tij personale, kur la atdheun për tu shkolluar jashtë tij dhe arsyet që e bënë të kthehet të kontribuoje në të, Hasa nuk lë pa përmendur humbjen e shumë bashkëpunëtorëve, kolegëve dhe miqvet të cilët po marrin rrugët e Europës pasi nuk gjejnë siguri dhe garanci për veten dhe familjen e tyre këtu, si pasojë e një sistemi klientelist dhe të korruptuar>

“Unë jam një prej atyre individëve që kam studiuar teknologji, që nga shkolla e mesme, të lartë dhe master, gjithçka e kam bërë jashtë, por zgjodha një moment të caktuar të kthehem dhe të kontriboj në vendin tim. Por këtë mundësi që unë arrita shumë të tjerë pasi unë u ktheva, I pashë të ikin, shumë profesionitë të mirë që kanë punuar bashkë me mua, në një nga sektorët më të mirë paguar dhe sot në vend, këto njerëz po ikin. E di pse ikin? Se shumë prej tyre I kam pyetur, kanë punuar bashkë me mua, i kam thënë pse do ikësh. Nuk ikin vetëm për pagë, se shumë herë ia kemi siguruar edhe të njejtën pagë këtu në Shqipëri, por ikin edhe për shumë gjëra të tjera. Ikin për atë shëndetësinë që këtu nuk funksionon. Ikin për ata fëmijët që nuk dinë ku t’I rrisin, në cilat kopshte apo shkolla do t’I çojnë, me problematika pa fund që kanë në jetën e përditshme. Shumë herë ikin për të njejtën pagë që do ta merrnin këtu dhe e kërkojnë gjetkë në Evropë, sepse atje ka një garanci dhe një siguri tjetër. Por, e di pse ka ndodhur kjo këtu? Sepse këtu, pushteti dhe qeveritarët, kanë menduar vetëm për të vjedhur, mbi 1 miliard euro në vit, të cilat po të ishin në arkën e shtetit, do të ishin në xhepat e qytetarëve nuk do të ishin në xhepat e pushtetarëve apo të disa oligarkëve të lidhur me pushtetin.“ – vijon ai.

Exit mobile version