Endri Hasa: “Pse e urren Edi Rama kaq shumë Elbasanin?”

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun Elbasan, Endri Hasa, ka reaguar ndaj qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar këtë të fundit për dështim total ndaj qytetit të Elbasanit dhe qytetarëve të tij. Përmes një postimi të shpërndarë në profilin e tij në rrjetet sociale, Hasa shpreh zhgënjimin e thellë të qytetarëve përballë premtimeve të pambajtura dhe realitetit të zymtë ekonomik.

“Njerëzit në Elbasan kanë pritur në 12 vite që minimalisht të kishin mirëqenie dhe prosperitet. Por dhurata që morën nga Edi Rama ishte inceneratori, helmi, plehrat dhe varfëria ekstreme! Boll më! Refuzojeni!”, shkruan Hasa.

Me një ton të drejtpërdrejtë dhe thirrje për reflektim, ai u bën apel qytetarëve të Elbasanit të votojnë për ndryshimin në datën 11 maj, duke zgjedhur Koalicionin Euroatlantik dhe alternativën që sipas tij ofron shpresë, zhvillim dhe një të ardhme më të mirë për Elbasanin dhe mbarë vendin.

Postimi i plotë i Endri Hasës:

“Pse e urren Edi Rama kaq shumë Elbasanin⁉️

Njerëzit në Elbasan kanë pritur në 12 vite që minimalisht të kishin mirëqenie dhe prosperitet. Por dhurata që morën nga Edi Rama ishte inceneratori, helmi, plehrat dhe varfëria ekstreme!
Boll më! Refuzojeni!

Beso te Shqipëria
✅ Voto Nr. 4️⃣ – Koalicioni Euroatlantik
✅ Voto Endri Hasa”

Artikulli paraprakNjë pyetje e Fevziut që rrëzoi fasadën e La Civita-s dhe fabulën e Berishës!
Artikulli tjetërBasha ironizon Ramën: Vota për ty, për të nxjerrë shokët nga burgu – Vota për Koalicionin Euroatlantik, për t’i çuar të korruptuarit tek 313