Endri Hasa tregon emocionet e fitores si eurodeputete të Arba Kokalarit në Suedi

Ish-deputeti i PD, Endri Hasa ka uruar nga afër Arba Kokalarin për zgjedhjen e saj si deputete në Parlamentin Europian.

Endri Hasa ndoqi drejtpërsëdrejti rezultatin e zgjedhjeve në selinë qendrore të Partisë së Moderuar të Suedisë (Moderatna), së bashku me Arba Kokakalarin dhe kandidatët e tjerë të listës së Moderatna.

Endri Hasa dhe Sekretari i Organizativ i FRPD, Lulzim Omuri, ishin në Suedi për të ndjekur zgjedhjet europiane si përfaqësues të PD-së, e ftuar nga partia simotër, anëtare e Partisë Popullore Europiane.

Në një postim në Facebook, Hasa tregon emocionet e jashtëzakonshme oër zgjedhjen e Arba Kokalarit. Ajo ishte e katërta në listën e partisë së saj, e cila fitoi 4 vende në Parlamentin Europian, nga 3 që priste të merrte. Endri Hasa shpreh krenarinë që, për herë të parë, një vajzë me origjinë shqiptare, Arba Kokalari, mbesa e Musine Kokalarit, do të zërë vendin e saj në Parlamentin e Europian.

Postimi në Facebook i Endri Hasës

Arba Kokalari është europarlamentarja me e re! Jashtëzakonisht i lumtur per fitoren e Arbes dhe EPP e cila rikonfirmohet si parti e pare ne Suedi dhe ne te gjithe Europen.

Triumfi i së djathtës në Europë është një ogur i mirë edhe për Shqipërinë! 

Urime europarlamentares se pare me origjine shqiptare! Shqiptaret jane krenare për ty Arba!

h2

Exit mobile version