Endri Hasa: Vetëm gjoba për qytetarët, asnjë masë. Elbasani vatër infeksioni, por tamponë për testime nuk ka

Endri Hasa: Elbasani vatër infeksioni, por tamponë për testime nuk ka

“600, 700, 1000 qytetarë janë gjobitur për mosmbajtjen e maskës”.

Kjo fjali që përsëritet çdo ditë nga qeveria në ikje është e vetmja arritje e saj, por gjobat kundër qytetarëve nuk janë zgjidhja. Për të përballuar pandeminë duhen investuar para.

Çdo ditë po bëhet më keq, jo për fajin e qytetarëve, por për fajin e qeverisë.

Elbasani është një nga vatrat më të nxehta të COVID-it, por masat janë pothuajse inekzistente.

• Nuk ka tampon për të kryer testime.
• Nuk ndiqet zinxhiri i infektimeve.
• Përgjigjet vijnë shumë vonë, kur sëmundja ka përparuar, duke vënë në rrezik serioz jetën e qytetarëve.

Të paktën, paratë e gjobave për maskat të mos i harxhojnë për të paguar incineratorët apo për zyra luksoze, por të blejnë tamponë, që të mos lënë njerëzit në mëshirë të COVID-it.

Exit mobile version