Nënkryetarja e Demokratëve Euroatlantikë, Orjola Pampuri, ka uruar 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Përmes një postimi në facebook, Pampuri shkruan se ëndrra e të parëve për një Kosovë të lirë është kryer.
Ajo më tej shkruan se liria ka emër UÇK, ndërsa shpreh mirënjohje edhe për SHBA dhe NATO-n për kontributin e tyre për pavarësimin e Kosovës.
Postimi i plotë i Oriola Pampurit:
Urime 17 vjetorin e Pavaresise Kosovë.
Ëndrra e gjyshërve tanë që u larguan nga kjo jetë, për një Kosovë të lirë e të pavarur U Kry.
Liria ka emër, dha ai është gjaku dhe sakrifica e atyre që luftuan në emër të lirisë; UÇK.
Mirënjohje e thellë SHBA dhe NATO, si dhe të gjitha vendeve që njohën Kosovën si shtet i pavarur.
Gëzuar.