Energjia gjatë dimrit, Duleviç: Qytetarët ngelin pa energji elektrike sepse rrjeti është i amortizuar

Eksperti i energjitikës, Azmer Duleviç, në një intervistë në Ora News foli për energjinë gjatë dimrit dhe problemet. Duleviç u shpreh se qytetarët mbesin pa energji elektrike sepse rrjeti është i amortizuar.

‘’Ditët e fundit kryesisht në zonat rurale kur ka pasur edhe reshje të shtuara dëbore ka pasur defekte dhe shumë zona rurale por edhe lagje të ndryshmë në qytete kanë ngelur për orë të tëra pa energji elektrike dhe kjo nuk është aspak normale.

Jemi në vitin 2023 dhe përsëri diskutohet ka apo ska energji elektrike. Qytetarët mbesin pa energji elektrike vetëm për një arsye të thjeshtë, sepse rrjeti është i amortizuar.

Nuk janë bërë investime në rrjet, nuk janë ndërruar përcjellësit. Janë rreth 28 mijë e 800 km përcjellës ose tela elektrikë që kanë 38 vite pa u ndërruar’’ tha ndër të tjera Duleviç.

Exit mobile version