Enigmat e një masakre!

Nga dr. Hasan Bello

Deklaratat e ish-diplomatit amerikan Richard Grenell kundër kryeministrit Albin Kurti, në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, tregojnë se Kosova ka qenë dhe vijon të mbetet në vorbullat e intrigave të diplomacisë ndërkombëtare. Kjo, jo vetëm mes shteteve ballkanike dhe europiane, por edhe brenda vetë përfaqësuesve më të lartë të diplomacisë amerikane.

Kështu, deklarata e Grenellit, e cila është një interferim i hapur në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, dhe me shumë gjasë edhe lobim i qarqeve politike dhe diplomatike serbe nëpëmjet tij, vjen në të njëjtën kohë me botimin në gjuhën shqipe të librit të ambasadorit amerikan William G.Walker.

Ky i fundit njihet si diplomat karriere, specialist i nivelit të lartë dhe ambasador i ShBA-së në disa vende të Amerikës Latine dhe Qendrore. Në vitet 1998-1999, Walker shërbeu si kreu i misionit të OSBE-së në Kosovë, në një periudhë kur Millosheviçi u shndërrua nga lider komunist në nacionalist (ose më saktë në shovinist).

Libri i William G.Walker “Reçak: historia e një krimi lufte” hapet me një retrospektivë të përvojës diplomatike dhe karrierës së tij si specialist, konsull dhe ambasador në vendet e Amerikës Latine dhe Qendrore, si këshilltar e funksionar i përkohshëm në detyra të ndryshme në Departamentin e Shtetit. Ai vijon më pas me misionin e tij në krye të OSBE në Kosovë dhe objektivin e diplomacisë ndërkombëtare për të ndaluar shpërthimin e një lufte në zemër të Europës.

Në funksion të këtij misioni, ambasador Walker përshkruan takimet dhe negociatat me përfaqësues të ndryshëm të ish-Jugosllavisë dhe personalisht Sllobodan Millosheviçin; përpjekjet për të shmangur konfrontimin dhe sigurimin e të drejtave të njeriut në Kosovë. Në mënyrë kronologjike, ai pasqyron të gjitha tratativat e faktorit ndërkombëtar për të evituar luftën. Por edhe intrigat e Serbisë për t`iu shmangur përgjegjësisë, duke shtuar shkallën e diskriminimit dhe politikën genocidale ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë. Në këtë drejtim, libri në fjalë mbetet një burim i rëndësishëm historik e diplomatik, që hedh dritë mbi procesin që i parapriu ndërhyrjes së NATO-s, për të zgjidhur çështjen shqiptare.

Walker ishte dëshmitar kryesor i masakrës së Reçakut, e cila sensibilizoi opinionin publik dhe diplomatik ndërkombëtar për politikën genocidale të ish-Jugosllavisë dhe Millosheviçin si kriminel lufte. Ai tregon sesi klika shoviniste serbe përpiqej që të manipulonte opinionin e huaj, se viktimat e Reçakut ishin ushtarë të UÇK-së, por që për të fajësuar forcat policore dhe ushtrinë jugosllave ia kishin ndërruar rrobat si fshatarë.

Ajo që nuk më hiqet nga mendja dhe që më kujton edhe ngjarje të tjera të kësaj natyre është masakrimi i gjashtë të rinjve serbë dhe plagosja e pesëmbëdhjetë të tjerëve, në një lokal me emrin “Panda Bar” më 14 dhjetor 1998, në qytetin e Pejës. Përfaqësues të shtypit të huaj dhe ndonjë diplomat, nuk vonuan që për këtë masakër të akuzonin UÇK-në, gjoja si hakmarrje të një përplasje që kishte ndodhur një ditë më parë gjatë vijës kufitare. Walker u tregua i ekuilibruar. Ai u prononcua për një proces të ndershëm hetimor. Kjo bëri që shtypi serb ta akuzonte se mbante hapur anën e “terroristëve” (luftëtarëve të UÇK-së). Por pesëmbëdhjetë vjet më vonë teksa shkruhej ky libër, Walker thekson se një lajm i shpërndarë nga agjencitë e lajmeve, me burim nga Beogradi, pretendonte se ish-ministri i Sigurisë së Brendshme dhe komandanti i Njësisë Speciale të Operacioneve serbe, Radomir Markoviqi kishte pranuar se masakra në “Panda Bar” në vitin 1998, kishte qenë një “flamur i rremë” i organizuar nga forcat speciale, me urdhër të Beogradit. Kjo bëhej për të dëshmuar se UÇK-ja ishte organizatë terroriste dhe për t`i hapur rrugën qeverisë serbe, për të nisur një fushatë të gjerë spastrimi dhe dhune ndaj shqiptarëve.

Në një intervistë televizive në vitin 2013, Aleksandër Vuçiç i cili gjatë kohës së Millosheviçit kishte shërbyer si ministër i Informacionit, ka deklaruar se “krimi nuk ishte kryer nga shqiptarët, ashtu siç kemi besuar deri tani. Opinioni publik do të tronditet kur e vërteta të dalë në dritë. Duhet të përballemi me faktin se shumë gjëra të tmerrshme janë bërë. Besoj se shqiptarët nuk janë fajtorë për vrasjet në “Panda Bar”. Megjithëse Aleksandër Vuçiç u bë president i Serbisë, nuk e mbajti fjalën që i dha familjarëve të viktimave për të zbardhur ngjarjen.

Masakra në “Panda Bar” vijon të mbetet një ekuacion i pazgjidhur i politikës serbe. Ndërsa libri i ambasador Walker më tepër se një dëshmi…

Artikulli paraprakSi po zhduken qytetet e vogla të Shqipërisë! “Vetting”: Numri i nxënësve po barazohet me të mësuesve, vetëm 14 lindje në një vit! Sipas anketimit, 40% e të rinjve kërkojnë të emigrojnë