Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ishte këtë të premte i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar sondazhet e bëra gjatë kësaj jave.
Ai ka rënë dakord me 60.06% të anketurave të cilët kanë shprehur mendimin se një qeveri koalicioni është më e mirë se një qeveri monopartiake.
Sipas Alibeajt, një qeveri koalicioni mund të jetë ndonjëherë edhe më efikase se një qeveri monopartiake.
“Një qeveri efikase nuk do të thotë domosdoshmërisht një qeveri monopartiake. Madje unë jam nga ata që mendoj se një qeveri monopartiake mund të mos jetë efikase.
Madje një qeveri me shumë parti, sigurisht koalicioni që bëhet me shumë parti, është koalicioni bazuar në disa vlera, me një program politik dhe me disa synime qeverisëse që do duhet të arrijnë, mund të jetë fare mirë efikase”,-tha Enkelejd Alibeaj.