Enrike ironik!

Me pak dëshirë për të folur, i thatë, konciz dhe ironik në përgjigjet e tij. Kështu u shfaq Luis Enrique në konferencën për shtyp në vigjilie të ndeshjes së radhës në La Liga mes Barcelonës dhe Sporting Gijonit. Trajneri i Barcelonës nuk tha asgjë për të ardhmen, ndërkohë që ua bëri të qartë që në fillim gazetarëve, se nuk do t’i përgjigjej asnjë pyetje që mund të krijojë polemika më pas. Luis Enrique e konsideroi sfidën ndaj Sporting Gijon si shumë të rëndësishme për ecurinë e Barcës në kampionat.
“I fryrë kështu ndihem. Nuk do të gjeja dot një mbiemër tjetër për të përshkruar gjendjen time në këto momente. Ndeshja e radhës ndaj Gijonit është vendimtare për një arsye të thjeshtë, nuk duam të humbasim më pikë në kampionat dhe këto lloj sfidash duhet t’i fitojmë patjetër. Ata kanë ndërruar trajnerin dhe Gijoni sa herë luan ndaj Barcelonës, kthehet në një skuadër të rrezikshme kështu që duhet të jemi shumë të vëmendshëm”, u shpreh Enrike.
Më pas. Luis Enrique e kthehu vëmendjen nga ndeshja e fundit ndaj Atleticos së Madridit, të cilën Barcelona e fitoi me rezultatin 2-1 brenda në “Vicente Calderon”, ndërsa nuk preferoi të fliste për arbitrat. “Duke parë vështirësinë e kundërshtarit, ndaj Atleticos morëm tre pikë jetësore për ecurinë tonë në kampionat. Në atë sfidë jo vetëm që fituam, por u përpoqëm të përmirësoheshim dhe besoj se ia arritëm qëllimit. Kemi ende mundësi për të treguar se dimë të luajmë më mirë, por jo gjithmonë skuadra mund të ruajë të njëjtin ritëm. Arbitrat? Nuk kam asgjë për të thënë ju e dini tashmë opinionin tim në lidhje me gjyqtarët”, përfundoi trajneri i Barcelonës.
Lionel Mesi dhe Neymar mund të rrezikojnë aktivizimin në finalen e Champions Leagues, nëse Barcelona siguron një vend në finalen e Cardifit. Nuk është një lajm që krijohet thjesht për të fituar audiencë, por një mundësi reale nëse analizon pasojat e Brexit. Alarmin e jep presidenti i UEFA-s, Aleksnader Ceferin, i cili i referohet një precendenti me futbollistin e PSG Aurier, për të ilustruar ndikimin e drejtpërdrejtë të zhvillimeve të mëdha politike në botën e futbollit. Duke qenë se në referendumin e zhvilluar në muajin qershor në Britaninë e Madhe fitoi dalja nga Bashkimi Europian, atëherë edhe lëvizja drejt ishullit nuk mund të jetë më e lirë si më parë.
Serge Aurier nuk u lejua të hynte në Angli për ndeshjen mes Arsenalit dhe PSG më 23 nëntor të 2016-ës, pasi mbrojtësi i parizienëve kishte një gjyq të hapur në Francë për shkak të një sulmi fizik ndaj forcave të rendit në një diskotekë.
Nëse ruhet i njëjti standard edhe për Neymar dhe Mesin, të cilët kanë gjyqe të hapura në Spanjë për evazion fiskal, atëherë ata nuk do të mund të udhëtojnë drejt kryeqendrës së Uellsit Cardif, për finalen e Championsit, sigurisht nëse Barcelona bën mrekullinë dhe kualifikohet.
Slloveni Ceferin theksoi gjithashtu se vendimet e presidentit Donald Trump, për të mos lejuar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të njerëzve nga vendet myslimane nuk e ndihmojnë kandidaturën e Amerikës për organizimin e Kupës së Botës në vitin 2026. Nëse nuk u lejohet hyrja në Amerikë futbollistë, gazetarëve apo tifozëve thjesht pse vijnë nga vende myslimane, atëherë nuk ka kuptim që Botërori të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Artikulli paraprakLojtarët e Leister, sërish nën akuzë
Artikulli tjetërMilan, drejtuesit e rinj duan Montellan