Luis Enrike në fund të ndeshjes ndaj Granadas tha një shprehje, së cilës ndoshta nuk i beson as ai vetë. Për të treguar se Barcelona e tij nuk varet nga Leo Mesi, tekniku i Barcelonës tha: “Mendoj se një kampionat me 38 ndeshje fitohet nga skuadra në tërësi jo nga elementët e caktuar. Shiko sot Pako Alkaser iu përgjigj mjaft mirë thirrjes që i bëra. Ai kishte kohë që nuk luante kaq shumë”.
Sa i përket takimit, trajneri asturian pranoi se Barça kishte faj te goli i barazimit të Granadës. “Ne gabuam shumë në pozicionim në momentin që pësuam golin. Të tilla gabime duhet që të na shërbejnë si mësim që të mos i përsërisim më tutje”, komentoi “Luço”.
Ruajti hapin e Realit Madridit edhe Barcelona, që pa Lionel Mesin të pezulluar, iu imponua 1-4 në transfertë Granadas. Katalanasit arritën ta gjenin rrugën e rrjetës në minutën e 44-rt me Luiz Suarez, që i shërbyer me një top të gjatë Jord Alba e mposhti portierin Ochoa me një parabël të saktë. Pjesa e dytë nisi mirë për andaluzianët, që barazuan me Bogan pas asistit të dhënë nga Saunier. Barcelona kaloi për herë të dytë në avantazh në të 64-rën me Pako Alkaser, që shfrytëzoi pasimin e Suarezit. Saunier që devijoi në portën e tij goditjen e Rakitiç në të 83-ën, ndërsa në shtesë Neymar mbylli llogaritë me golin e 1-4.