Anëtarja e Kryesisë së PD-Demokratët Euroatalnatikë, Enriketa Papa, ka qenë pjesë sot e takimit me përfaqësuesit e NDI Albania – National Democratic Institute, Znj. Ana Kovacevic-Kadovic, Z. Vildan Plepin, dhe ish nenkryetarin e parlamentit norvegjez, Z. Bjarte Tora.
Në një postim në facebook, Papa ka ndarë momente nga takimi dhe shprehet se diskutimi u bazua mbi partitë politike në Shqipëri, kulturën politike, besimin e ulët të qytetarëve tek partitë politike dhe funksionimin e tyre.
Ajo më tej shkruan se takim shërbeu për të kuptuar klimën politike dhe nevojën e modernizimit dhe ndryshimit të partive politike, duke synuar reformimin e tyre.
Posimi i plotë i Enriketa Papa:
Ishte kenaqesi te takoheshim sot bashke me Taulanda Jupi, perfaqesuesit e NDI Albania – National Democratic Institute, Znj. Ana Kovacevic-Kadovic, Z. Vildan Plepin, dhe ish nenkryetarin e parlamentit norvegjez, Z. Bjarte Tora. Bashke zhvilluam nje bisede pune te qenesishme mbi partite politike ne Shqiperi, kulturen politike, besimin e ulet te qytetareve tek partite politike, funksionimin e tyre.
Z. Tora ka ardhur ne Shqiperi per t’u takuar me te gjithe spektrin politik, si dhe prrfaqesues te shoqerise civile, botes akademike, ne menyre qe te ndihmoje, me eksperiencen e tij te vyer, si politikan me pervoje, por dhe si nje ekspert i njohur i partive politike, konceptimin e nje reforme dhe kuadri ligjor mbi ndryshimet e mundshme te ligjit per partite politike.
Ky takim sherbeu edhe si nje brainstorming per te kuptuar klimen politike dhe nevojen e modernizimit dhe ndryshimit te partive politike, duke synuar reformimin e tyre. Partite duhet te leshojne terren me shume per te rinjve, grate dhe ne rastin e se djathtes shqiptare, edhe perfaqesuesit e te persekutuarve politike gjate diktatures komuniste. Ndame eksperincen tone, ne tre vitet e fundit brenda #PD, duke shpjeguar veshtiresite dhe çekuilibrat politike brenda partise, si shkak edhe i agresivitetit politik dhe njerezor, te shkaktuar nga perplasjet e forta politike, qe ne thelb kane ngurtesine e strukturave te partise perballe ndryshimit.
Klima agresive politike ne Shqiperi, prishja e balancave dhe centralizimi i tekskajshem i pushtetit ne nje dore, si ne shtet dhe ne partite politike, ka ulur besimin e qytetareve perkundrejt institucioneve publike, ka nxitur rritjen e skajshme te emigrimin te tyre jashte vendit. Keto problematika rrezikojne te ardhmen e vendit, pasi partite politike nuk po arrijne te ofrojne alternativa te qendrueshme per qytetaret.
Faleminderit #NDI per mbeshtetjen e vazhdueshme ndaj formacioneve politike, me qellim permisimin e klimes politike dhe rritjen e transparences dhe llogaridhenien e perfaqesuesve politike ne Shqiperi.