Drejtuesi i “Dosja.al”, analisti Enton Abilekaj, i cili ka qenë i pozicionuar fortë në krah të Rithemelimit, shfaqet teje i zhgënjyer nga katandisja dhe mbyllja e Revolucionit pas marrëveshjes së re Rama-Berisha.
Alibekaj shkruan jo pa ironi, se e gjithë lufta e Revolucionit paska qenë jo për të rrëzuar “regjimin” apo për qeveri teknike siç premtohej, por vetëm për faktin se kë pranon Rama, Bashën apo Berishën, Bardhin apo Alibeajn. “D.m.th. problemi nuk ka qene te hetimi i Edi Rames, problemi ka qene qe Edi Rama preferonte Bashen para Berishes dhe Alibeajn para Bardhit.
Pasi fituan zemren e Edi Rames, i harruan edhe komisionet hetimore edhe ligjet antiopozitare dhe u ulen per te bere fasaden e parlamentit demokratik. Me kaq revolucioni mbyllet! Nuk pati qeveri teknike, nuk u rrezua Rama, por u rrezua Luli.
Kush ka ne plan te rrezoje Ramen, duhet te prese edhe pak”, shkruan në faqdn e tij në FB Abilekaj.