Kryetari i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha gjatë rrugës drejt Beratit, është pritur nga qindra makina me fjamuj të Partisë Demokratike në rrugën kryesore që e kanë shoqëruar deri në hyrje të qytetit.
Basha deklaroi nga foltorja se, nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor dhe përcolli mesazhe të forta pas vizitës së tij të fundit që zhvilloi në Perëndim. “Asnjë hap në luftën kundër diktaturës”, tha Basha para qindra e qindra qytetarëve në Berat.
Mbështetësit e opozitës në Berat nuk janë trembur nga kërcënimet me burg të Ramës. Në një atmosferë të ndezur ne takimin me kryetarin e PD, demokratët e Beratit ia kanë dhënë përgjigjen Ramës me brohoritjet “Nuk ka zgjedhje pa PD”, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.
Vetë Basha tha se, 30 qershori është një tentativë për grusht shteti kushtetues. Kreu i opozitës tha se, kundër kushtetuës nuk është opozita, por Edi Rama, që ka asgjesuar garduanët e Kishtetutës, Gjykatën e Kushtetutës, kundër kushtetutës është procesi monist i manipuluar, me emërim të opozitës fallco, me kandidatë fallco, kundër kushtetutës është procesi me 1.4 milionë karta identiteti.
Basha tha se bashkimi i shqiptarëve me opozitën është akti më kushtetues në shërbim të interesave më të mira të Shqipërisë.