Epidemiologu italian flet për Shqipërinë: Nuk ka nevojë për masa kaq shtrënguese!

Epidemiologu Giulio Tarro, shpjegoi ecurinë e kurbës së infektimit në Shqipëri.

Po ashtu, ai shtoi në një lidhje  për “Tempora” në RTV Ora se, mund të mbahen masa dhe doreza, por nuk është e nevojshme që të ketë masa kaq shtrënguese.

Një këshillë për Shqipërinë që ka një kurbë në formë M? A ka kuptim një kurbë e tillë?

Tarro: Duhet të shikojmë kohën dhe numrin e të prekurve. Për kurbën në formën M të Shqipërisë, duhet pasur parasysh se ka pasur një infektim fillestar, ndoshta ka qenë edhe mundësia që ky infektim të jetë përcjellë në formë zinxhiri nga një moment në tjetrin, dhe pasi ka përfunduar, ka nisur një zinxhir tjetër, çka ka sjellë formën e kësaj kurbe.

Si duhet bërë rihapje Shqipërisë duke pasur parasysh këtë kurbë?

Tarro: Kjo pjesa e dytë e M-së ndodhet në kushte klimaterike të ndryshme, që janë të njëjta me ato që janë në jugun e Italisë. Prandaj do të jenë të nevojshme maskat dhe dorezat, dhe kjo duhet bërë në liri totale, pasi nuk është e nevojshme që të ketë masa kaq shtrënguese.

Artikulli paraprakBasha: Opozita i dha fund fasadës 1 vit më parë. Dokumentin e BE për zgjedhje të lira nuk e zë dot koronavirusi
Artikulli tjetërHumb jetën një tjetër i infektuar me Covid-19, shkon në 27 numri i viktimave