Epilog teknik dhe jo vetëm i kullës n’Shkodër

Nga Imeldi Sokoli

Meqë retorika e këtyre orëve të fundit po tenton të shtrebërojë të vërtetën duke u mundu të fusë mindaren në thes po ju them shkeljet që ky projekt ka sa i përket parametrave të zhvillimit në raport me Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Shkodër.

Nga projekti i përshkruar në konkurs objekti i ri ka një sipërfaqe ndërtimi rreth 43000 m² e cila i shtohet sipërfaqës e godinës e vjetër e cila llogaritet në rreth 5000 m²( pjesa që mbetur e cila mendohet të mos preket si volumetri) pra në total sipërfaqja e ndërtimit shkon në rreth 48000 m². Po të ndërtohet kjo kullë Intensiteti i Ndërtimit nga 4 i lejuar shkon në 8.2 pra 2 fishohet. Numri i lejuar i kateve nga 7 kate shkon ne 35 kate e cila 5 fishohet, lartësia në metra nga 29.8 metra të lejuara shkon në 100 metër lartësi, parametër i cili 3- fishohet. Sa i përket distancave kjo godinë me këtë lartësi duhet të mbajë jo më pak se 36 metër distancë nga kufiri i saj i pronës gjë që nuk e realizon dot. Kjo godinë i heqë të drejtën e zhvillimit pronave për-rreth nëse duhet të marrim për bazë distancat që kërkon ligji ndërmjet dy objekteve. Kjo godinë tejkalon % e përdorimeve të tokës së parashikuara në plan në njësinë strukturore përkatëse, ku rreth 29% e siperfaqes totale të zonës duhet të jetë banim vetëm 5% duhet të jetë Shërbime (ku përfshihen dhe shërbimet hoteliere) dhe vetëm 5% e sipërfaqes duhet të jetë Rekreacion ndërkohë 66% e sipërfaqes së zonës janë sipërfaqe rrugësh dhe sipërfaqe publike.

Sa i përket pretendimit të Kryetarit të Bashkisë që Shkodra ka mungesë të kapaciteteve akomoduese (një pretendim i stisur) apo që kjo sipërmarrje do punësojë mijëra persona është e thjeshtë që plani të lejon të ndërtosh 7 kate dhe mund të ndertohet një godinë 7 kate e cila përmban një hotel super luksoz me të gjitha shërbimet e nevojshme brenda tij godinë e cila është në sintonimi me kontekstin, në këtë mënyrë përmbush dhe kërkesat e pretenduara të për hoteleri edhe i përmbahet planit të përgjithshëm vendor. Por llokma qendron tek 4 katet e qendrës tregtare dhe 24 katet e palleteve për të cilat Shkodra dhe çdo qytet tjetër i ka me tepri. (Duke marrë parasysh që numri i rezidentëve në qytet nuk i kalon 65 000 banorë-INSTAT)

Dje ka patur një reagim të sipërmarrësit privat që po tenton të zhvillojë pronën duke akuzuar nismën për “Marrshimin kundër Betonizimit të Shkodrës” si nismë kundër biznesit të tij.

Kjo protestë dënon fenomenin e betonizimit dhe nuk ka të bëjë me biznese të përvetshme gjithashtu inkurajon zhvillimin e bizneseve dhe konkurencën e ndershme po ashtu duke marrë atë që i takon (sipas Planit të Përgjithshëm Vendor Shkodër) dhe duke mbrojtur interesin publik të qytetit.

Sot do jetë një levizje qytetare kundër shkeljes flagrante që i bëhet identitetit të Shkodrës dhe ligjshmërisë.

Kur institucionet qeverisëse nuk e mbrojnë këtë interes publik dhe e cënojnë atëherë i lind e drejta qytetarëve ta bëjnë.

Exit mobile version