Erdhi… fitoi… iku…!

Cristiano Ronaldo ka marrë një duartrokitje të ngrohtë nga tifozët e Manchester Unitedit në përfundim të takimit mes “Djajve të kuq” dhe Juventusit në “Old Trafford”.
Ish-ylli i Unitedit u rikthye në Mançester me skuadrën e tij të re, Juventusin, në takimin e mbrëmshëm të Champions League.
Ronaldo u përfshi në golin e fitores të shënuar nga Paulo Dybala, pasi e harkoi një top nga krahu i djathtë, i cili e gjeti sulmuesin argjentinas pasi Chris Smalling nuk ishte në gjendje ta largojë atë nga zona.
Edhe Manchesteri humbi 1-0, tifozët në ‘Old Trafford” duartrokitën ish-heroin e tyre në fund të takimit.
Madje një tifoz u fut në fushë për ta takuar Ronaldon, por u kap nga sigurimi pak para se të mbërrinte te portugezi. Megjithatë, ai përsëri ai doli të bëjë selfie me ish-yllin e skuadrës së tij.
Kjo u vlerësua nga Ronaldo, i cili i fitoi tre tituj në Premierligë dhe një në Ligën e Kampionëve në mesin e shumë trofeve gjatë qëndrimit të tij 6-vjeçar tek United para se t’i bashkohej Real Madridit më 2009.
“Fitore e rëndësishme dhe ndeshje shumë emocionale për mua. Të luaja përsëri në ‘Old Trafford’ ishte madhështore”, shkroi Ronaldo në Instagram.
“Faleminderit të gjithë tifozëve për mikpritjen dhe përkrahjen”, shtoi portugezi.

Artikulli paraprak10 kg më pak në një muaj, dieta për të cilën po flasin të gjithë
Artikulli tjetërÇfarë paralajmëroi drejtuesi i Merkel në Bundestg për hetimin ndërkombëtar të bandës “Rama”