Erdogan kërkon takim me Trump! Presidenti turk: Lidhjet e ngushta Uashington-Ankara vendimtare për stabilitetin rajonal!

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po punon për të siguruar një takim me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, potencialisht deri në fund të prillit, tha të martën Bloomberg News, duke cituar zyrtarë turq të njohur me këtë çështje.

 

Erdogan i sheh lidhjet më të ngushta SHBA-Turqi si vendimtare për stabilitetin rajonal, veçanërisht pasi Ankaraja kërkon një rol më të madh në ndërmjetësimin e konflikteve nga Ukraina në Siri, thuhet në raportin e Bloomberg News.

Në betejën kundër grupit militant Shteti Islamik në Siri, Shtetet e Bashkuara janë aleate me një milici kurde siriane që Turqia e konsideron si një grup terrorist. Turqia e ka kritikuar ashpër këtë qëndrim të SHBA-së si një tradhti ndaj një aleati të NATO-s.

Blerja e sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400 nga Turqia në vitin 2019 çoi gjithashtu në sanksione të SHBA-së dhe largimin e vendit nga programi i avionëve luftarakë F-35.

Të dielën, Erdogan foli me telefon me Trump, duke diskutuar përpjekjet për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës dhe për të rivendosur stabilitetin në Siri, shkruan Reuters.

Ai i tha Trumpit se Turqia mbështeti “iniciativat e tij vendimtare dhe të drejtpërdrejta” për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës dhe do të vazhdojë të përpiqet për një “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme“, tha zyra e Erdogan në një deklaratë.

Exit mobile version