Erdogan: “Qeveria në detyrë, grushti i shtetit një akt i pastër tradhëtie”

Forcat besnike të Presidentit Recep Tayyip Erdogan kanë denoncuar ngjarjen e mbrëmshme si një “akt të pastër tradhëtie” dhe këmbëngulën se qeveria e tij mbetet në detyrë.
“Ata do të paguajnë për këtë,” tha Presidenti. “Kjo kryengritje është një dhuratë nga perëndia për ne sepse do të jetë një arsye për të pastruar njëherë e mirë ushtrinë tonë”, tha ai.
Erdogan deklaroi ndër të tjerash se 1,154 persona u plagosën në këtë natë dhune dhe kryengritjejesh. Fraksioni i Forcave të Armatosura ka bërë tentativën për grusht shteti duke përdorur tanqe dhe helikopterë sulmi.

Exit mobile version