Erdogan: Vota për anëtarësim në BE “nuk ka vlerë”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka kritikuar BE-në një ditë përpara votimit të Parlamentit Evropian për ndërprerjen e bisedave për anëtarësim me Ankaranë.
Duke folur në Stamboll, më 23 nëntor, në hapjen e një konference të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (IOC), Erdogan tha se “pavarësisht rezultatit, ky votim nuk ka ndonjë vlerë në sytë tanë”.
Erdogan tha se “asnjë nga premtimet” për Turqinë të bëra nga vendet anëtare të BE-së nuk janë mbajtur, kur bëhet fjalë për rrugën e Turqisë drejt anëtarësimit në BE.
Ai tha se Turqia e ka “bërë të qartë shumë herë se ne përkujdesemi për vlerat evropiane më shumë se shumë shtete të tjera të BE-së, por nuk mund të shohim një përkrahje konkrete nga miqtë perëndimorë”.
Anëtarët kryesorë të Parlamentit Evropian më 22 nëntor bënë thirrje që bisedimet me Turqinë të ndalen në përgjigje ndaj goditjes kundër kundërshtarëve politikë të Erdoganit, pas një grusht shteti të dështuar në korrik.

Artikulli paraprakTrump kërkon sërish marrëdhënie të mira me Rusinë
Artikulli tjetërDASH, sanksione ndaj tre aktivistëve të ISIS-it