Pas problemeve që pati në Greqi me PAOK-un, Ergys Kaçe ka gjetur klubin e duhur për të treguar potencialin e tij. Mesfushori i kombëtares shqiptare ka bindur të gjithë te Viktoria Plzen, duke u shndërruar në një titullar të padiskutueshëm. Madje, atij i është besuar edhe organizimi i lojës, duke qenë pikë referimi para mbrojtjes së ekipit.
Ditën e djeshme, ata luajtën në transfertë kundër Austrisë së Vjenës. Në takimin e parë, Plzeni arriti të merrte një pikë të rëndësishme kundër Romës, ndërsa rivalët austriakë fituan në Rumani kundër Astrës.