Seanca e plenare e së hënës u zhvillua në kushte jo të zakonshme, pasi u shoqërua me tym e flakë, dhe për pasojë kjo solli edhe përfundimin brenda pak minutave.
Në një intervistë në “News Line”, Ergys Mërtiri u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë peng opozitën dhe se qëllimi i tij i vetëm është të mbrohet nga SPAK.
Ndër të tjera Mertiri u shpreh se buxheti sot në seancën plenare kaloi në tym e flakë dhe nuk u kuptua asgjë, por sipas tij kjo nuk është aspak problem për ish-kryeministrin Sali Berisha.
“Kishte vetëm gjëra banale që nuk të çojnë askund dhe këto ndihmojnë Ramën, dhe pyetja është përse e bën Berisha këtë? Berisha ka hall tjetër dhe as buxhetin. Por ai mund të zgjasë vetëm agoninë, pasi Berisha po synon të mbrohet nga SPAK. Pra po të shohim këta nuk kanë armik njëri-tjetrin por vetëm SPAK. Këta janë armik me amerikanët. Pra ai thotë Skap-i i partisë, ndonëse në këtë janë dënuar si kurrë ndonjëherë, ministra e ish-ministra, por sërish Berisha thotë se problemi më i madh në Shqipëri është SPAK. Pra këta janë bashkë kundër SPAK, pasi këta ndajnë kulla bashkë”, tha ai.
Ndër të tjera shtoi se Partia Demokratike duhet të ketë aksion politik, duke theksuar se dëmtimi i PD-së zyrtare, favorizon foltoren.